Plumb gome në sy Erion Vishkullit/ Prokuroria “kreh” armët e FNSH, merr videot e bankës
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...
Në fjalën e saj në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, deputetja e PD, Albana Vokshi ka ngritur me tone të forta &cce...
Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me konfliktin mes GJKKO dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke pr...
Numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri ka vijuar të rritet gjatë vitit 2026, duke arritur në 1,090 aksidente në periudh&eu...
Agjencia për zbatim të ligjit e Bashkimit Evropian ka shënjestruar propagandën online të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) në një operacion të koordinuar kundër përmbajtjes terroriste online.
IRGC-ja është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, BE-ja, dhe vende të tjera, përfshirë edhe Kosova.
Agjencia evropiane policore, EUROPOL, njoftoi se në këtë operacion janë shënjestruar 14.200 postime të lidhura me Gardën Revolucionare.
Aksioni u përqendrua në identifikimin dhe pengimin e pranisë online të grupit, që “përdorej për të përhapur propagandë, për të rekrutuar mbështetës dhe për të mbledhur fonde”, u tha në njoftim.
EUROPOL tha se 19 shtete bashkuan forcat për të identifikuar dhe ndërprerë përmbajtjen e lidhur me Gardën iraniane në internet: Austria, Belgjika, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Holanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara.
Nga 13 shkurti deri më 28 prill, autoritetet nga këto shtete punuan së bashku, nën koordinimin e EUROPOL-it, duke mbledhur të dhëna, duke verifikuar caqet dhe duke verifikuar platforma online.
Sipas agjencisë së BE-së, përmbajtja u shpërnda në platformat kryesore të mediave sociale, si dhe në shërbime të transmetimit online, në faqe të blogjeve e ueb-faqe të pavarura.
Përmbajtja propaganduese, sipas EURPOL-it, u identifikua në disa gjuhë, përfshirë arabisht, anglisht, frëngjisht, persisht e spanjisht. Përmbajtja ishte në formate të ndryshme, sikurse fjalime që kishin narrativë fetarë të martizimit të ndërthurura me mesazhe politike e deri te video të gjeneruara me inteligjencë artificiale që lavdëronin Gardën Revolucionare Islamike dhe bënin thirrje për hakmarrje për vrasjen e liderit suprem iranian, Ali Khamenei.
Khameni u vra gjatë sulmeve ajrore në nisje të luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit më 28 shkurt.
EUROPOL tha se ndërlidhja e faqeve të internetit të lidhura me Gardën, që operonin në shumë gjuhë, ofron informacione të rëndësishme se si funksionon ky grup online.
Pasi u identifikuan mbi 14.000 postime të lidhura me Gardën – e cila në X ka 150.000 ndjekës – llogaria e Gardës në këtë platformë u bllokua nga BE-ja, ndërkaq linqe të tjera, të lidhura me disa platforma ose janë hequr ose po hetohen, tha EUROPOL.
Ky operacion gjeti se Garda iraniane vazhdon të zgjerojë praninë e saj digjitale. Hetuesit gjetën se ajo ka rrjete online në shumë vende, duke nisur nga Rusia e SHBA-ja, që i mundësojnë të ketë prani në internet.
Autoritetet po ashtu identifikuan transaksione që janë kryer duke përdorur kriptovaluta me qëllim amplifikimin e operacione online, një taktikë, që sipas EUROPOL-it, është e dizajnuar për të shmangur kontrollet tradicionale financuese.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit është krahu ideologjik i ushtrisë së Teheranit dhe u krijua pas revolucionit të vitit 1979 për ta mbrojtur udhëheqjen klerikale.
Garda kontrollon ose zotëron kompani në gjithë ekonominë iraniane, përfshirë sektorë strategjikë kryesorë./REL
Trupat e katër zhytësve italianë që u zhdukën pas një aksidenti zhytjeje në Maldive javën e kaluar j...
Bashkimi Evropian, ndonëse ende nuk ka një manual të vetëm për masat e karantinës në rast pandemish apo shpërthimesh t&e...
Pakistani i ka dërguar SHBA-së propozimin e rishikuar të Iranit për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, sip...
Qeveria e re e Hungarisë thotë se është e hapur për t’u angazhuar me Ukrainën për anëtarësimin e saj në...
SHBA-të kanë rënë dakord të pezullojnë sanksionet mbi naftën iraniane gjatë negociatave me Teheranin, raportoi agjenci...
Njësi të zgjedhura të marinës izraelite kanë filluar procesin e inspektimit të "Flotiljes së Stabilitetit Global" që u...
Pas 225 ditësh të bllokuar në një vrimë në vijën e frontit, muskujt e këmbësorit ukrainas ishin aq të dob&eu...
Lufta që SHBA-të dhe Izraeli po zhvillojnë kundër Iranit vazhdon të largojë vëmendjen nga lufta e Rusisë kund&eum...
Trupat e katër zhytësve italianë të zhdukur në Maldive janë gjetur në segmentin e tretë të shpellës pran&eum...
Irani dënoi me vdekje mbi 2,150 persona vitin e kaluar, një rritje tronditëse që e çoi numrin e ekzekutimeve të regjistruara n...