VIDEO/ Momenti i shpërthimit dramatik në Romë

Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua në një fabrikë të prodhimit të municioneve të armëve pranë qytetit Colleferro, në juglindje të Romës, me shpërthimin që u dëgjua deri në disa kilometra. Pamjet e publikuara nga Brigada Italiane e Zjarrfikësve treguan një re të madhe tymi që ngrihej mbi fabrikën industrial, ndërsa shërbimet e emergjencës punonin në zonë.
Zjarrfikësit ndodheshin në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjen në kohë të flakëve teksa nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar. "Situata është nën kontroll, zjarri preku vetëm një zonë të uzinës" deklaroi kryebashkiaku, Giulio Calamita duke shtuar më tej se uzina ishte e mbyllur, në momentin e shpërthimit përndryshe "do të kishte qenë një tragjedi".
Hetuesit kanë përjashtuar mundësinë e një akti sabotimi teksa vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e shpërthimit. Kompani KNDS Ammo prodhon municione të kalibrit të mesëm dhe të madh për sistemet e mbrojtjes tokësore dhe detare, si dhe lëndë djegëse të ngurta për automjete lëshimi hapësinore duke e bërë atë një nga 15 kompanitë kryesore italiane për sa i përket eksportit të municioneve. Një shpërthim përfshihu të njëjtën uzinë në vitin 2007 ku një person humbi jetën 13 të mbetën të plagosur. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
32 vende dënojnë ekzekutimet në Iran, mes tyre Shqipëria/ Rajavi: Duhet veprim ndërkombëtar

Treni del nga shinat në Angli, disa vagonë përmbysen/ Pasagjerë të bllokuar, nis operacioni i shpëtimit

Parlamenti suedez ashpërson masat për emigracionin

Japonia reagon me zemërim, Putin viziton për herë të parë ishujt Kuril

32 alpinistë mbeten të bllokuar në Mont Blanc, kryebashkiaku refuzon helikopterin falas

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve pranë Romës, zjarrfikësit nuk hyjnë dot

Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor/ Danubi bie në nivele kritike, rrezikohet ftohja e reaktorëve

Qindra dronë të paidentifikuar mbi Gjermani, ushtria ngre alarmin





