VIDEO/ Momenti kur autobusi me dasmorë përplaset në pikën e karburantit! Zoti ‘është’ me motoristin

Ky është momenti i tmerrshëm kur një autobus që transportonte një grup dasmorësh përplaset dhe për pak sa nuk merr përpara një motor në një pikë karburanti, i cili mund të konsiderohet si njeriu më me fat në atë moment.
Pamjet dramatike të kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur autobusi turistik privat humbet papritur kontrollin dhe del nga rruga në Kerala, Indi, përpara se të përmbyset dhe të përplaset anash.
Përplasja ndodhi rreth orës 10:30 të mëngjesit të së mërkurës, teksa autobusi transportonte rreth 35 persona, pjesë e një dasme. Pamjet tronditëse tregojnë një skuter që i pret rrugën autobusit, duke bërë që drejtuesi të frenojë fort dhe të devijojë menjëherë drejt së djathtës. Autobusi më pas del nga rruga, përplaset me një strukturë në pikën e karburantit dhe përmbyset duke rënë në njërën anë.
Ai për pak sa nuk përplaset me pompat e karburantit, një makinë që ndodhej e ndaluar në pikën e karburantit dhe dy mjete të tjera me dy rrota, përpara se të ndalonte në mënyrë dramatike.
Më shumë se 20 pasagjerë u plagosën në aksidentin e frikshëm, ndërsa disa prej tyre raportohet se humbën ndjenjat. Banorët u dyndën në vendngjarje dhe ndihmuan në nxjerrjen e pasagjerëve nga mjeti i përmbysur, përpara mbërritjes së ekipeve të emergjencës.
Të plagosurit u dërguan në spitale private në Koothattukulam, ndërsa në operacionin e shpëtimit morën pjesë edhe policia, ekipet zjarrfikëse dhe ato të shpëtimit. Sipas policisë, asnjë prej të plagosurve nuk dukej se kishte marrë dëmtime të rënda. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
Kaos në Ceuta, Spanja kërkon ndërhyrjen e Frontex dhe Europol

Reagime të ashpra për mundësinë që krimineli Mlladiç të varroset me nderime në Serbi

Mojtaba Khamenei "rishfaqet" me një mesazh për kohezionin social

Putin dhe Xi Jingping takim për energjinë, dy liderët do të diskutojmë mbi tubacionin e gazit “Power of Siberia 2”

Zelensky urdhëron intensifikimin e sulmeve ndaj Rusisë, objektivi deri në 1.000 dronë në ditë





