VIDEO/ Momenti kur droni ndjek shitësin dhe shpërthen

Një shitës ukrainas perimesh, i cili u "gjuajt" nga një dron vetëvrasës rus, ka rrëfyer momentet e tmerrit të sulmit. Yuriy, 52 vjeç, tha se po vendoste perimet për shitje kur dëgjoi zhurmën e frikshme të dronit që po afrohej.
"Nuk mund ta shihnim. Doli papritur nga pas tregut, aty ku janë shkurret, dhe fluturonte shumë ulët", tha ai në një video të shpërndarë në Telegram. Kur bashkëshortja e tij u largua me vrap, droni ndryshoi drejtim dhe u përqendrua tek ai.
Në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar jetën, Yuriy u tregoi operatorëve të dronit perimet e tij, duke u përpjekur t'u bënte të qartë se nuk përbënte asnjë kërcënim.
"U tregova: shikoni, janë vetëm perime. Por më pas droni nisi të vinte drejt meje, kështu që fillova të vrapoja", rrëfeu ai.
"Nuk po bëja fotografi. Asgjë. Në fakt, në duar mbaja hudhra dhe po ua tregoja", shtoi 52-vjeçari.
Shitësi u kthye për të ikur, por tha se droni "doli nga poshtë çadrës" dhe vazhdoi ta ndiqte.
Fillimisht, mjeti ajror pa pilot goditi makinën e tij, ndërsa fuqia e shpërthimit përplasi fletët metalike mbi kofanon.
Yuriy, i cili ndodhej pranë automjetit në momentin e sulmit, u hodh në tokë nga vala e shpërthimit. Copëzat e predhës i prenë lëkurën në kraharor dhe në krahë. Ai pësoi gjithashtu një dëmtim në vesh dhe mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit. Sulmi i tmerrshëm u filmua në qytetin ukrainas të Khersonit, i goditur rëndë nga lufta.
Policia deklaroi se pamjet "ta ngrijnë gjakun". Në videon tronditëse, Yuriy, i ardhur nga rajoni fqinj i Mykolaivit, shihet duke bashkuar duart si në lutje dhe duke vrapuar rreth tezgës së tij, ndërsa ndiqet nga droni rus me katër helika. Policia e publikoi videon me paralajmërimin: "Kështu luftojnë rusët. Ata po gjuajnë qëllimisht civilët."
Forcat pushtuese të Vladimir Putinit janë akuzuar vazhdimisht se po zhvillojnë të ashtuquajturat "safari njerëzor", duke përdorur dronë për të vrarë civilë në Kherson. Ky sulm ndodhi vetëm një javë pasi një vullnetar që shpërndante ndihma humanitare u vu në shënjestër nga një dron rus ndërsa ndodhej brenda furgonit të tij. /Piranjat News/
Lexo edhe
BOTA
Alarmi, SHBA-të përdorën kundër Iranit pjesën më të madhe të raketave me rreze të gjatë veprimi

Emigrimi nga Izraeli në 2025, nivel rekord për të tretin vit radhazi
Anija me mbi 170 persona në bord përfshihet nga flakët në Kanalin Anglez

Përparim në bisedimet SHBA-Iran mbi Ngushticën e Hormuzit, BBC: Nafta bie nën 80 dollarë

Agjenti i FBI-së akuzohet për vjedhje të 925 mijë dollarëve





