Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
BOTA

VIDEO/ Momenti kur superhajdutja e bizhuterive me vlerë dhjetëra mijëra paund futet në “kurth”

P
Piranjat19 August 2026, 23:44 · 3 min lexim
VIDEO/ Momenti kur superhajdutja e bizhuterive me vlerë dhjetëra

Ky është momenti kur një mashtruese seriale, e cila kujdesej për shtëpitë e të tjerëve, u kap nga policia pasi vodhi bizhuteri me vlerë 35 mijë paund dhe i zëvendësoi me kopje.

Ariana Rose, 40 vjeçe, nisi një seri vjedhjesh duke përdorur faqen TrustedHousesitters, përmes së cilës siguronte akses në shtëpitë e personave të pasur. Në një rast, hajdutja madje përgatiti një vakt dhe një tortë për një nga viktimat e saj, kur ajo u kthye nga pushimet.

Më vonë, viktimat zbuluan se një sërë sendesh u mungonin, ndërsa disa prej tyre ishin zëvendësuar me kopje. Rose vodhi zbukurime Krishtlindjesh, të cilat një pronar i kishte mbledhur për 27 vjet, bizhuteri me vlerë 35 mijë paund, një tigan Le Creuset Balti dhe një pjatë argjendi.

Ajo i shkaktoi gjithashtu “dhimbje shkatërruese” një burri, pasi i vodhi një medalje CBE që i ishte dhënë gjyshit të tij për trimërinë e treguar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pamjet e publikuara nga policia tregojnë momentin kur Rose ndalohet nga efektivët teksa drejtonte një BMW Seria 2 të marrë me qira. Ajo shfaqet me syze firmato, bizhuteri dhe një orë Rolex. Në video, hajdutja duket e habitur teksa efektivët i thonë se është nën arrest. Rose u shpall fajtore për pesë akuza për vjedhje nga banesa në dhjetor të vitit të kaluar.

Muajin e kaluar, ajo u dënua me pesë vite burg, pas një serie mashtrimesh që i mundësuan të financonte stilin e saj luksoz të jetesës. Në një prej skemave të saj, Rose u paraqit si pronare banese për të mashtruar persona të dëshpëruar që kërkonin të merrnin shtëpi me qira në Green Quarter të Mançesterit.

Ajo u mori viktimave paratë e garancive dhe më pas u nis për një pushim luksoz, të gjitha të përfshira, në Miami, duke i lënë viktimat të shkatërruara. Rose shpenzoi gjithashtu paratë për goca deti dhe shampanjë në Claridge’s, si dhe për këpucë firmato dhe një orë Rolex.

Mashtrimi i saj kapte një shumë prej gati 67 mijë paundësh. Ky ishte vetëm mashtrimi i fundit në një seri të gjatë skemash kriminale të Rose, e cila e nisi aktivitetin e saj kriminal në vitin 2008, kur vodhi 60 mijë paund ndërsa punonte në një bankë.

Tre vjet më vonë, ajo u dënua me 20 muaj burg, pasi u paraqit si pronare banese me emrin Sarah Adams në një mashtrim qiraje prej 4 mijë paundësh. Rose kishte lënë gjithashtu nuse të dëshpëruara pasi u kishte vjedhur sende në ditën e dasmës, duke u paraqitur si make-up artiste.

Detektivi Adam Stather, nga Policia e Warwickshire, tha pas përfundimit të çështjes: “Rose jetonte një stil jetese luksoz, të financuar nga sendet që u vidhte viktimave të saj, të cilat i besonin asaj për t'u kujdesur për shtëpitë e tyre.” /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.