Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
BOTA

VIDEO/ Nga 38 në 27 gradë në pak minuta, stuhia godet brigjet franceze! Pushuesit ikin të tmerruar. Çfarë është fenomeni "Galerne"

P
Piranjat14 July 2026, 18:12 · 3 min lexim
VIDEO/ Nga 38 në 27 gradë në pak minuta, stuhia godet brigjet

Pushuesit në plazhin e Hendaye në Francë u zunë në befasi kur papritur u përballën me fenomenin e quajtur "Galerne". Edhe pse gjatë javës së fundit ky fenomen është shfaqur çdo ditë, të dielën, më 12 korrik, pushuesit u surprizuan dhe vrapuan për t'u mbrojtur nga fuqia e madhe e erës.

Fenomeni Galerne u shfaq gjatë një vale të nxehti dhe vizitorët e plazhit u bënë dëshmitarë të shpërthimit të tij të dhunshëm, i cili shkaktoi një rënie të menjëhershme dhe të ndjeshme të temperaturës.

Në emisionin "Bonjour! La Matinale TF1", të hënën, meteorologia Daniela Prepeliuc shpjegoi fenomenin:

"Bëhet fjalë për një ndryshim të papritur të drejtimit të erës. Dje kishim një erë perëndimore që ndryshoi papritur drejtim," shpjegoi specialistja.
Si pasojë e këtij ndryshimi, temperatura ra menjëherë nën 30°C.

"Kjo erë detare mbërrin duke sjellë temperatura shumë më të ulëta. Në plazhin e Hendaye, temperatura ra me 12°C nga ora 20:30 deri në 21:00, duke zbritur nga 37°C në 25°C," shtoi Prepeliuc.
Ky fenomen, i cili prek Francën perëndimore, është mjaft i njohur në zonën e Hendaye. Madje, banorët vendas përdorin edhe emra të tjerë për shpërthimin e galerne, duke e quajtur shpesh "enbata" ose "brouillarta".

Një nga fenomenet më të forta që kanë përjetuar banorët
Deri në mëngjesin e së hënës, qetësia ishte rikthyer në zonë.

"Ishte si një tornado. Papritur filloi të frynte një erë shumë e fortë dhe më pas njerëzit u ngritën e u larguan. U errësua. Kishim diell dhe papritur u bë me re dhe u krijua mjegull," tregoi një grua për franceinfo.fr, duke shtuar:

"Ishte mahnitëse, por edhe shumë shqetësuese."

Ian Plillarouet, pronar i një restoranti, pa me habi çadrat e lokalit të tij të fluturonin nga forca e erës, i befasuar nga intensiteti i fenomenit.

"Këtë javë kemi përjetuar një të tillë çdo ditë. Ishte një nga fenomenet më të forta që kemi parë këtu prej shumë kohësh," tha ai. /PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.