VIDEO nga momenti i katastrofës në Nepal/ Shihni se si “mali” i baltës merr me vete qindra njerëz që ikin të tmerruar

Pamjet e kamerave të sigurisë të xhiruara të mërkurën treguan qindra njerëz që përpiqeshin të iknin pak sekonda para se një rrëshqitje shkatërruese balte të përfshinte pikën kufitare midis Nepalit dhe Kinës.
Administratori i distriktit Rasuwa i tha Reuters se mund të ketë viktima të shumta ose humbje të pronës. Presidenti kinez Xi Jinping kërkoi përpjekje "të gjithanshme" të kërkimit për të zhdukurit, si dhe sisteme më të forta monitorimi dhe paralajmërimi të hershëm për të parandaluar fatkeqësitë dytësore.
Të paktën 384 udhëtarë, përfshirë 291 shtetas të huaj, janë raportuar të zhdukur pas përmbytjeve të rrëmbyeshme në zonën kufitare me Tibetin, tha bordi i turizmit i vendit.
Të paktën nëntë persona të tjerë kanë humbur jetën nga përmbytjet. Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua e Kinës tha se rrëshqitja e dheut ndodhi në anën e Nepalit dhe goditi pikën kufitare të Gyirong duke prerë rrugët, komunikimet dhe lidhjet e energjisë në rajonin Shigatse pranë kufirit me Nepalin. /PiranjatNews/
BREAKING: New footage shows absolutely horrifying scenes along the China-Nepal border amid devastating flash floods, hundreds missing, many feared dead pic.twitter.com/hwXTz8IzjP
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) August 26, 2026
Lexo edhe
BOTA
Meta do të paguajë 17 miliardë dollarë dhe pranon të ndryshojë Facebook e Instagram, ja arsyet

Presidenti iranian, Pezheskian sfidon SHBA-në: Presioni ekonomik nuk do të arrijë asgjë!

Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Nepal/ 31 të vdekur, qindra të zhdukur

Çmimet e iPhone 18 pritet të rriten, modelet e reja mund të kushtojnë...

Mali i Zi ul sërish akcizat për karburantet, bie çmimi i naftës dhe benzinës





