VIDEO nga momenti/ Klienti rreh barbarisht hajdutin e armatosur. Tre plumba shkrepen nga arma drejt tij

Ky është momenti tronditës kur një burrë përleshet dëshpërimisht me një person të armatosur në një dyqan lagjeje, ndërsa një plumb i kalon vetëm pak centimetra pranë kokës së tij.
Në pamjet e kamerave të sigurisë, të regjistruara më 1 mars në një dyqan në Wood Green, në veri të Londrës, dëgjohen të shtënat me armë.
Mustafa Bolat, 29 vjeç, nxori një pistoletë dhe qëlloi ndaj klientit Ali Unlu, në atë që dyshohet se ishte një atentat i lidhur me botën e krimit. Videoja tregon viktimën duke u përleshur me personin e armatosur dhe duke e goditur disa herë me atë që duket si një shishe, përpara se të dy të rrëzohen mbi disa arka me fruta.
Arma, një pistoletë vetëmbushëse Makarov e kalibrit 9 mm, u qëllua tre herë gjatë përleshjes, por plumbat nuk e goditën zotin Unlu.
Më vonë, Bolat u akuzua për tentativë vrasjeje, mbajtje të armës së zjarrit me qëllim rrezikimin e jetës, mbajtje të municionit me qëllim rrezikimin e jetës dhe mbajtje të armës së zjarrit me qëllim shkaktimin e frikës nga dhuna.
I pandehuri u shpall i pafajshëm për akuzat e para, të dytë dhe të tretë, por më 17 gusht, në gjykatën Old Bailey, u deklarua fajtor për akuzën e katërt.
Ai pritet të marrë dënimin më 13 nëntor. Si personi që dyshohet se ishte objektivi i sulmit, Ali Unlu, ashtu edhe personi i armatosur, Mustafa Bolat, raportohet se kanë refuzuar të bashkëpunojnë me policinë.
Për këtë arsye, mbetet e paqartë se çfarë e motivoi tentativën për ta qëlluar Unlu-n. Të dy burrat mendohet se janë me origjinë turke. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
Vuçiç në hapjen e një fabrike kineze në Serbi: Robotët kinezë së shpejti në ushtrinë serbe

“A mund të rikthehet diplomacia?” Analiza e REL: Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë në luftën në Iran

Greva në Itali gjatë shtatorit, kaos në trena fluturime dhe transportin publik

Lufta/ Zelensky urdhëroi ushtrinë të rrisë sulmet me 1,000 dronë në ditë kundër Rusisë

Përmbytjet mes Tibetit dhe Nepalit/ Bilanci rëndohet: 626 viktima dhe 2,400 të zhdukur





