VIDEO/ Pensioni, burri grek mban në frigorifer babanë e vdekur 90-vjeçar

Rasti i zbuluar në Mystras të Greqisë është tronditës, pasi trupi i një burri 90-vjeçar u gjet brenda një frigoriferi komercial.
Gjithçka nisi kur autoritetet morën informacion për zhdukjen e të moshuarit, çka çoi në nisjen e një hetimi policor. Në kuadër të hetimit, djali i tij 55-vjeçar u thirr për të dhënë shpjegime, ndërsa policia zbuloi më pas trupin e 90-vjeçarit brenda një frigoriferi komercial në bodrum.
Në vendngjarje shkoi një mjek ligjor, i cili, sipas këqyrjes së parë, nuk konstatoi shenja të dukshme dhune apo lëndimesh në trup. Shkaqet e sakta të vdekjes pritet të sqarohen pas kryerjes së autopsisë.
55-vjeçari u arrestua dhe, sipas informacioneve, dyshohet se u ka thënë efektivëve të policisë se babai i tij kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrore. Sipas pretendimeve të tij, ai e kishte vendosur trupin në frigorifer për të vazhduar të përfitonte pensionin e të ndjerit./PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
Europa përvëlohet nga temperaturat ekstreme, Austria regjistron ditën më të nxehtë në histori

Tension mes Anglisë dhe Francës! Nigel Farage propozon të çojë ushtrinë për emigrantët në La Mansh, reagon ashpër Parisi

Shpërthime lufte në Francë, zjarret zbulojnë qindra bomba të Luftës Botërore

Kina tregon “muskujt”, shfaq për herë të parë fuqinë bërthamore ajrore, videoja me bombarduesin strategjik ngre pikëpyetje

Greqia në alarm nga zjarret, mbi 126 mijë hektarë të djegur në Atikë! BE dërgon ndihmë, Mitsotakis mbledh qeverinë





