VIDEO/ Pasagjeri i "plas" shishen në kokë shoferit të taksisë: S'më pëlqen theksi yt

Një taksist 66-vjeçar bjellorus është sulmuar brutalisht në Wrocław të Polonisë nga një pasagjer, pasi ky i fundit kuptoi nga theksi se drejtuesi i mjetit ishte i huaj.
Sipas policisë polake, pasagjeri 23-vjeçar fillimisht nisi të fyente dhe ofendonte taksistin për shkak të origjinës së tij. Situata më pas u përshkallëzua në dhunë fizike.
I riu mori një shishe dhe e goditi 66-vjeçarin në kokë, duke e plagosur. Pas sulmit ai tentoi të largohej nga vendngjarja, por u identifikua dhe u ndalua nga autoritetet.
Policia e Wrocławit e ka cilësuar ngjarjen veçanërisht serioze për shkak të motivit të dyshuar të sulmit, duke theksuar se dallimet kombëtare, kulturore apo gjuhësore nuk mund të shërbejnë në asnjë rrethanë si justifikim për dhunën.
23-vjeçari tashmë përballet me drejtësinë dhe, nëse shpallet fajtor, rrezikon një dënim deri në pesë vjet burg../PiranjatNews/
???????? In Wrocław, a Polish man smashed a bottle over a Belarusian taxi driver’s head because of his accent
— NEXTA (@nexta_tv) August 26, 2026
The 23-year-old passenger began insulting the driver after realizing he was a foreigner. But it didn’t stop at verbal abuse: the young man attacked the 66-year-old Belarusian… pic.twitter.com/A8Yo2TDXVh
Lexo edhe
BOTA
Hungaria kthesë me 180 gradë ndaj Rusisë pas largimit të Orban: Kërcënim për Evropën dhe rendin global

VIDEO nga momenti i katastrofës në Nepal/ Shihni se si “mali” i baltës merr me vete qindra njerëz që ikin të tmerruar

Meta do të paguajë 17 miliardë dollarë dhe pranon të ndryshojë Facebook e Instagram, ja arsyet

Presidenti iranian, Pezheskian sfidon SHBA-në: Presioni ekonomik nuk do të arrijë asgjë!

Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Nepal/ 31 të vdekur, qindra të zhdukur





