VIDEO/ Sherr i dhunshëm me grushte midis taksistit dhe punonjësit për një vend parkimi

Një incident i rëndë, ku protagonistë ishin një shofer taksie dhe një punonjës i një kompanie të makinave me qira, për shkak të një vendparkimi, është shënuar në një zonë qendrore të ishullit të Paros të Greqisë.
Sipas informacioneve, përleshja dhe rrahja e punonjësit nga shoferi i taksisë ndodhi pak ditë më parë, në stacionin e taksive në Paros.
Sipas të njëjtave burime, shkak i incidentit ishte veprimi i punonjësit për të parkuar një automjet, të cilën e jep me qira kompania, në një vend që, sipas drejtuesve të taksive, është i rezervuar vetëm për automjetet e tyre.
Siç shihet në video, dy burrat shkëmbyen fyerje të rënda me njëri-tjetrin, derisa në një moment shoferi i taksisë iu vërsul punonjësit, e kapi nga qafa dhe e përplasi mbi mjetin.
Në pamje shihet gjithashtu punonjësi duke goditur shoferin e taksisë me një kaskë që mbante në duar. Sherri përfundoi pas ndërhyrjes së personave të tjerë, të cilët arritën t’i ndanin dy burrat.
Deri më tani nuk dihet nëse është bërë ndonjë kallëzim në polici. Banorë të ishullit, me të cilët ka biseduar protothema, ia atribuan incidentin mungesës së policimit në stacionin e taksive, në mënyrë që të jetë e qartë se kush dhe ku lejohet të parkojë automjetet. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
Lufta e zhyt Iranin më thellë në krizë ekonomike

“Europa në alarm të lartë”/ Von der Leyen për zjarret: Presioni po rritet

Si e ka ndryshuar Darknet tregtinë e drogës përgjithmonë

“Nuk kërkoj falje”, Trump mesazh amerikanëve për rritjen e naftës

Tragjedi në Mesdhe, gjenden 11 trupa emigrantësh pranë brigjeve të Libisë





