Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
BOTA

VIDEO/ Shoferi i dehur përplas turmën dhe merr përpara 12 persona

P
Piranjat25 August 2026, 19:10 · 2 min lexim
VIDEO/ Shoferi i dehur përplas turmën dhe merr përpara 12 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së martës në zonën Oura të Albufeira, në Algarve të Portugalisë, ku një shofer i dehur ka përplasur me automjetin e tij disa këmbësorë dhe efektivë policie.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 në rrugën Francisco Sá Carneiro, e cila në atë moment ishte e mbyllur për qarkullimin e automjeteve. Sipas autoriteteve, automjeti ishte i parkuar në rrugë kur drejtuesi nisi të lëvizte. Efektivët që ndodheshin në vendngjarje i kërkuan të ndalonte, por ai nuk iu bind urdhrit.

Policia i kërkoi sërish të ndalonte, por shoferi vazhdoi të lëvizte në drejtim të këmbësorëve dhe efektivëve, duke përplasur dhe zvarritur disa persona. Në përpjekje për t’u larguar nga vendngjarja, automjeti u përplas edhe me një makinë tjetër. Shoferi e braktisi mjetin dhe tentoi të arratisej në këmbë, por u kap pak më vonë nga efektivët e Ekipit të Ndërhyrjes së Rendit të GNR-së.

Si pasojë e incidentit, 12 persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe dy efektivë policie. Njëri prej të plagosurve ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Pas arrestimit, drejtuesi i automjetit iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili rezultoi pozitiv. Sipas autoriteteve, ai kishte 1.29 gramë alkool për litër gjak. Atij iu kryen gjithashtu edhe analiza toksikologjike.

Ndaj shoferit janë ngritur akuza për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe drejtim të rrezikshëm të automjetit. Të gjithë të plagosurit morën ndihmën e parë mjekësore pas ngjarjes.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.