Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s...
BOTA

VIDEO/ Shoferi ndërmerr aktin makabër ndaj qenit që flinte

P
Piranjat22 August 2026, 19:16 · 1 min lexim
VIDEO/ Shoferi ndërmerr aktin makabër ndaj qenit që flinte

Një akt brutaliteti i pabesueshëm ndodhi në Korfuz në orët e para të së shtunës (22/08), ku viktimë ishte një qen që thjesht... flinte. Një shofer, në fshatin Avliotes, teksa po lëvizte në një rrugë të ngushtë, pa përpara tij qenin që po flinte dhe e përplasi me automjet.

Në pamjet e publikuara në Facebook, shihet automjeti që fillimisht ngadalëson, por më pas përplas qenin fatkeq. Kafsha nis të përpëlitet nga dhimbjet, duke u përpjekur të ngrihet, ndërsa disa sekonda më vonë jep frymën e fundit në rrugë.

Shoferi i automjetit, autori i këtij akti të shëmtuar, siç shihet në pamjet filmike, kupton se ka përplasur qenin dhe frenon menjëherë pas incidentit. Megjithatë, në vend që të ndihmojë kafshën fatkeqe, ai zgjedh të shtypë gazin dhe të largohet nga vendi i ngjarjes, duke e lënë të ngordhë e vetme në mes të rrugës.

Sipas informacioneve, autori është arrestuar nga oficerët e Stacionit të Policisë së Korfuzit të Veriut, ndërsa ndaj tij është ngritur një padi. Hetimi i autoriteteve për incidentin e rëndë vijon.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.