VIDEO/ Terror në Kinë! Qindra gjarpërinj, përfshirë kobra, ikën nga fermat e përmbytura

Alarmi është ngritur në Kinën jugore, ku qindra gjarpërinj, përfshirë kobra helmuese, kanë ikur nga fermat e shumimit pas përmbytjeve të mëdha të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm dhe kalimi i tajfunit Maysak.
Sipas Guardian, duke cituar mediat shtetërore, një strukturë për shumimin e gjarpërinjve në qytetin Hangzhou, në Rajonin Autonom Guangxi Zhuang, u përmbyt pas ditësh shirash të rrëmbyeshëm, duke bërë që autoritetet të lëshojnë paralajmërime për banorët.
Një video e transmetuar nga mediat kineze dhe që është bërë virale tregon banorët duke përdorur kanalet e kullimit për të kapur gjarpërinjtë, ndërsa në njërën prej pamjeve një kobër duket duke nxjerrë kokën nga ujërat me baltë të përmbytjes.
Around 900 snakes, including venomous cobras, had escaped from a farm in a village in Hengzhou, South China's Guangxi Zhuang Autonomous Region after it was damaged by flooding that has devastated the region, with some residents suffering snakebites, media reported. The local city… pic.twitter.com/sdYzdLMMeO
— Global Times (@globaltimesnews) July 7, 2026
“Qindra gjarpërinj ikën menjëherë. Pashë pesë ose gjashtë”, tha një banor i shtruar në spital për Beijing News pas një pickimi gjarpri. Ai tha se u kafshua nga një kobër ndërsa pastronte mbeturinat nga kati përdhes i shtëpisë së tij në mesditën e së martës.
Një mjek vendas që merret me rastet e pickimit të gjarpërinjve tha se kishte trajtuar disa banorë që kur kaloi tajfuni.
Përmbytjet kanë shkaktuar probleme serioze në Guangxi, ku dy rezervuarë u mbushën dhe u dëmtuan, duke lënë fshatra të rrethuar nga uji. Të paktën gjashtë persona kanë vdekur, rreth 50,000 janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe gjashtë janë ende të zhdukur.
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua tha se numri i të vdekurve nga moti i keq në Kinë është rritur në 38, me një rrëshqitje toke në provincën Gansu që vrau 21 persona dhe stuhitë dhe tornadot në provincën Hubei që shkaktuan të paktën 11 vdekje. Gazeta Beijing News raportoi gjithashtu se një burrë që ishte kafshuar nga një gjarpër kishte vdekur, duke cituar burime spitalore dhe dëshmitarë okularë.
???????? As if one disaster was not enough, Typhoon Maysak smashed 2 reservoirs in Guangxi and flooded snake farms in Hengzhou.
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) July 9, 2026
Around 900 snakes escaped, including venomous cobras, turning already soaked villages into literal cobra patrol zones.
Volunteers are going door-to-door…
Autoritetet lokale në Hangzhou kanë lëshuar udhëzime për parandalimin e kafshimeve nga gjarpërinjtë, duke paralajmëruar se specie helmuese si kobrat dhe nepërkat janë larguar për shkak të rritjes së niveleve të ujit.
Ata gjithashtu kanë rritur furnizimet me serum kundër gjarpërinjve dhe kanë krijuar një procedurë të veçantë reagimi të shpejtë në Spitalin Popullor të Hangzhou, i cili është caktuar si qendër trajtimi për kafshimet nga gjarpërinjtë.
Autoritetet paralajmërojnë se gjarpërinjtë mund të kërkojnë strehim në shtëpi, shkallë, cepa ndërtesash dhe brigje lumenjsh, duke u bërë thirrje qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm dhe të mos përpiqen t'i largojnë vetë./Piranjat News
Lexo edhe
BOTA
Amnesty International: Sulmet izraelite në Liban mund të përbëjnë 'krime lufte'

Modelja me gj*ksin më të madh në Britani: Burrat shohin vetëm pamjen time, jo personin që jam

Dyqani i hodhi në plehra biletën, pak ditë më vonë 46-vjeçarja zbuloi se kishte fituar 12 milionë paund në lotari

Ky shtet në alarm/ Inteligjenca Artificiale ngre hije të forta dyshimi për privatësinë e përdoruesve

Sulmi me bombë ndaj gazetarit italian, Sigfrido Ranucci, miku i tij mohon akuzat: S’kam gisht!





