Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
BOTA

VIDEO tronditëse/ Momenti i shembjes së akullnajës që shkaktoi efekt shkatërrimtar me qindra të vdekur

P
Piranjat28 August 2026, 19:43 · 2 min lexim
VIDEO tronditëse/ Momenti i shembjes së akullnajës që

Pamje dramatike të publikuara nga Himalajet tregojnë përmasat e shembjes së një akullnajeje, fenomen që dyshohet se lidhet me përmbytjet masive që kanë goditur zona të Nepalit dhe Tibetit.

Në videot e publikuara shihet peizazhi pas shembjes, ku një pjesë e shpatit rezulton e zhveshur nga akulli dhe e mbuluar nga masa dheu dhe mbetjesh. Imazhet e mëparshme satelitore tregojnë se e njëjta zonë ishte e mbuluar nga akulli.

Pasojat e katastrofës janë të rënda. Sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet dhe organizatat ndërkombëtare, qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa 1,924 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes personave që ende nuk janë gjetur raportohet se ka edhe turistë dhe pelegrinë të huaj.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në zonat e prekura. Mijëra pjesëtarë të forcave të sigurisë janë angazhuar në terren, ndërsa dronët po përdoren për kontrollin e zonave ku ndërhyrja nga toka konsiderohet tepër e rrezikshme.

Në disa prej territoreve më të goditura, fshatra të tëra janë përmbytur dhe dëmtuar brenda pak minutash. Pas tërheqjes së ujërave, zona të mëdha kanë mbetur të mbuluara nga balta dhe mbetjet, ndërsa shumë banorë kanë humbur shtëpitë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.