Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po më internojnë, nuk heq dorë nga…... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ...
BOTA

VIDEO tronditëse/ Momenti kur nxënësi hap zjarr dhe përhap vdekjen brenda shkollës

P
Piranjat 8 August 2026, 16:12 · 4 min lexim
VIDEO tronditëse/ Momenti kur nxënësi hap zjarr dhe përhap

Publikohet një video e re tronditëse nga kamerat e sigurisë brenda një shkolle në periferi të Bangkokut, ku mëngjesin e së premtes (7/8), një nxënës 14-vjeçar hapi zjarr dhe vrau pesë mësues, ndërsa më herët, sipas autoriteteve, kishte vrarë edhe gjyshërit e tij në shtëpinë e tyre.

Nga sulmi me armë mbetën të plagosur më shumë se 20 persona, 10 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike në spital. Numri i viktimave ka shkuar sot në nëntë, pasi, sipas njoftimit të Policisë, një vajzë 12-vjeçare ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas informacioneve të BBC, objektivat kryesorë të 14-vjeçarit ishin mësuesit e shkollës, pasi mes viktimave nuk ka nxënës. Sulmi i armatosur zgjati rreth një orë, përpara se i mituri të qëllonte veten me armë. Ai u transportua i plagosur drejt spitalit, por ndërroi jetë gjatë rrugës.

Në pamjet e kamerave të sigurisë së shkollës, autori i mitur shihet duke dalë nga një klasë, ndërsa në sfond dëgjohen të shtëna armësh. Më pas, ai ecën i armatosur në korridorin e shkollës dhe qëllon ndaj njerëzve. Në fund, ai shihet duke vrapuar me armën në dorë dhe largohet nga pamjet.

 Sulmi ndodhi pak pas orës 10:00 të mëngjesit të së premtes, sipas orës lokale, në shkollën Debsirin Nonthaburi, e cila ndodhet në një zonë të madhe urbane, rezidenciale dhe tregtare në veri të Bangkokut.

Fillimisht vrau gjyshërit në shtëpi

Hetimet e autoriteteve zbuluan se 14-vjeçari jetonte së bashku me gjyshërit e tij, të cilët u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre. Autoritetet dyshojnë se nxënësi i vrau ata përpara se të shkonte në shkollë dhe të hapte zjarr ndaj mësuesve.

Sipas Policisë, pistoleta 9 mm që përdori i përkiste gjyshit të tij. Në posedim të 14-vjeçarit u gjetën gjithashtu të paktën 34 fishekë shtesë.

Deri më tani, nuk është bërë i ditur motivi pas sulmit të armatosur, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur se çfarë e shtyu nxënësin drejt këtij masakri.

“Ishte djalë i mirë dhe nxënës i mirë”, thotë një mësues i shkollës

Zëvendësministri i Brendshëm i Tajlandës, Polapi Suançaui, publikoi më shumë detaje për 14-vjeçarin, duke bërë të ditur se, bazuar në të dhënat që policia mblodhi nga shtëpia e tij, ai ishte një gamer i apasionuar. Megjithatë, një mësues shkolle dha një pamje të ndryshme të nxënësit, duke e përshkruar atë si " një fëmijë të mirë me performancë të mirë akademike ". Sipas tij, 14-vjeçari nuk njihej në mjedisin shkollor për sjellje agresive. /PiranjatNews/

 

 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.