VIDEO tronditëse/ Momenti kur mjekja del e gjallë pas 30 orësh nën rrënoja, turma duartroket

Një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një ndërtese në Cali të Kolumbisë, pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.4, ndërsa momenti i shpëtimit të saj nga ekipet e emergjencës është bërë viral.
Diana Troncoso, një mjeke e re, ndodhej e vetme në apartamentin e saj kur ndërtesa u shemb si pasojë e fuqisë së tërmetit. Pas rreth 16 orësh përpjekjesh intensive, ekipet e shpëtimit arritën ta lokalizonin dhe ta nxirrnin të gjallë nga rrënojat.
Gjatë gjithë kësaj kohe, ajo kishte mbetur e vetëdijshme dhe ekipet mundën t’i siguronin ujë dhe hidratim përmes një hapësire të krijuar në rrënoja. Sipas mediave lokale, gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme.
Ekipet e shpëtimit nga kryeqyteti Bogota janë dërguar në zonat e prekura, duke iu bashkuar operacioneve për kërkimin e të mbijetuarve nën rrënoja në Cali dhe qytete të tjera.
Shpëtimi i Troncosos solli një moment shprese mes shkatërrimit, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje.
Ekipet e emergjencës po punojnë ende në rrënojat e ndërtesave, ndërsa mijëra persona mbeten të zhdukur dhe autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet.
Numri i të vdekurve arrin në 254
Sipas vlerësimeve të deritanishme të autoriteteve lokale, të paktën 254 persona kanë humbur jetën në Kolumbi si pasojë e tërmetit të fuqishëm.
Goditja ka qenë veçanërisht e rëndë në Pereira, një nga qytetet më të prekura, ku raportet lokale flasin për 101 viktima.
Në qytetin e Calit, ku u zhvillua shpëtimi i mjekes së re, janë regjistruar 95 viktima.
Ndërkohë, numri i personave të zhdukur po shkakton shqetësim edhe më të madh. Presidenti i Kolumbisë njoftoi se janë regjistruar të paktën 195 raste të reja të personave të zhdukur, duke e çuar numrin total në më shumë se 3,800 persona.
Me operacionet e kërkim-shpëtimit që vazhdojnë dhe ekipet që garojnë me kohën, rasti i Diana Troncosos përfaqëson një nga momentet e pakta të shpresës mes shkatërrimit të madh të shkaktuar nga tërmeti. /PiranjatNews/
¡Rescatada Diana con vida!
— Carlos F. Galán (@CarlosFGalan) August 11, 2026
El equipo de @BomberosBogota, en coordinación con @BomberosCali119, rescataron con vida a Diana, después de varias horas de haber identificado dónde estaba y de haberla liberado en una compleja operación.
Una buena noticia en medio de la tragedia. pic.twitter.com/ACOpvtiDfh
Lexo edhe
BOTA
Adoleshenti per*ers detyron 117 vajza të kryejnë akte sek*uale dhe të gdhendin emrin e tij. Ja si i “fuste në kurth”

VIDEO/ Futbollisti ecën me shpejtësi marramendëse mbi 300 km/h dhe filmon veten. E pëson bashkë me BMW-në 90 mijë paundëshe

Administrata amerikane intensifikon masat ndaj shtetasve të huaj, mbi 175 mijë viza të anuluara që nga rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bar...

Shtirej sikur kishte kancer dhe mblodhi mbi 40 mijë dollarë, e pëson keq 51-vjeçarja në Florida

Çfarë po ndodh në 'majën' e pushtetit iranian? Pezeshkian flet për Khamenein





