VIDEO/ Zjarr në një anije turistike në Turqi, pasagjerët hidhen në det për t’u shpëtuar flakëve

TURQI- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një anije turistike në brigjet e Fethiyes, në Turqi, duke detyruar 115 personat që ndodheshin në bord të hidheshin në det për t’i shpëtuar flakëve.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje, ndërsa pasagjerët u evakuuan duke përdorur jelekë shpëtimi. Ekipet e emergjencës dhe rojet bregdetare ndërhynë menjëherë në zonë për të shuar zjarrin dhe për të ndihmuar personat në bord.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, dy persona u dërguan në spital për shkak të thithjes së tymit, ndërsa fëmijët iu nënshtruan kontrolleve mjekësore si masë parandaluese. Nuk raportohet për viktima, por dyshohet se zjarri ka nisur në kuzhinën e anijes dhe më pas është përhapur me shpejtësi në pjesë të tjera të saj. Pasagjerët, të pajisur me jelekë shpëtimi, u detyruan të hidheshin në ujë për t’u larguar nga rreziku.
Në operacionin e shpëtimit morën pjesë ekipet e rojes bregdetare, autoritetet portuale dhe disa anije të tjera që ndodheshin pranë vendngjarjes. Anija ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa autoritetet kanë nisur operacionin për tërheqjen e saj drejt bregut. Shkaqet e sakta të zjarrit pritet të përcaktohen pas hetimeve.
???????? A fire broke out on a tourist excursion boat carrying passengers in Katranci Bay near Fethiye in Turkey’s Mugla province.
— Visegrád 24 (@visegrad24) August 13, 2026
The vessel with 115 people on board began to sink.
The cause of the fire is still unknown. pic.twitter.com/Q4UtAT2Nbq
Lexo edhe
BOTA
Shpërthim në portin e Roterdamit, raportohet një viktimë dhe disa të plagosur

Kishte vetëm katër ditë që e kishte blerë! Fundoset jahti me vlerë 8 milionë euro në Porto Cervo

Trump në telashe për sanksionet kundër Gjykatës së Hagës

Komplot për rrëzimin e avionit të Trump? CIA vuri në dyshim informacionin e Izraelit

VIDEO/ Kur drejtuesi i motorit me shpejtësi sheh “vdekjen” me sytë e tij!

Trump: Irani më vetëm flet dhe nuk vepron, lavdi Allahut

Sulm kibernetik në Poloni, ekspozohen të dhënat e rreth 19 milionë qytetarëve

SHBA i vë fre Ukrainës/ Kjo është kërkesa e Vance ndaj Zelenskyt





