“Bashkohuni me ne!”/ Studentët hyjnë në Fakultetin e Ekonomisë: Bojkotoni mësimin!
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Studentët në Universitetin e Korçës kanë vijuar bojkotin e mësimit, në mbështetje të protestës studentore e ...
Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë (AGSH) ka denoncuar dhjetëra raste sulmesh ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave gjatë...
Erjon Veliaj është transferuar nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit, me urdhër të Drejtorisë së Përgjiths...
Studentët e Mjekësisë kanë vijuar protestën para Ministrisë së Arsimit, ku kanë drejtuar thirrje kundër kryeminist...
Mir Bruli, biznesmeni nga Velipoja dhe pronari i resortit turistik “Ara e Vjetër”, është transportuar nga burgu i Fierit drejt nj&eu...
Një anije luksoze turistike në një udhëtim njëvjeçar rreth botës tha se pezulloi operacionet për shkak të kostove...
Franca ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas marrjes nën kontroll nga ushtria izraelite të kalasë strategjike Beaufort në jug të Libanit, ku tashmë është ngritur flamuri izraelit.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, deklaroi se Parisi e njeh të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje ndaj sulmeve të Hezbollahut, por theksoi se asgjë nuk justifikon vazhdimin e operacioneve ushtarake izraelite dhe zgjerimin e pranisë së tyre në territorin libanez.
“Sulmimi i fshatrave, pushtimi i territoreve dhe vrasja e civilëve vetëm sa forcon Hezbollahun”, tha Barrot në një intervistë për mediat franceze.
Sipas tij, ofensiva izraelite bie ndesh jo vetëm me armëpushimin që është në fuqi në Liban që prej 17 prillit, por edhe me të drejtën ndërkombëtare.
Diplomacia franceze paralajmëroi gjithashtu se vazhdimi i luftimeve mund të dëmtojë përpjekjet diplomatike për një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e cila synon uljen e tensioneve në rajon dhe ndërprerjen e armiqësive në disa fronte, përfshirë Libanin.
Barrot u ndal edhe te negociatat për programin bërthamor iranian, duke theksuar se deklaratat politike duhet të shoqërohen me garanci konkrete dhe mekanizma verifikimi.
Ndërkohë, kalaja historike Beaufort, e cila që nga viti 2024 gëzon status të mbrojtjes së shtuar nga UNESCO, konsiderohet e rrezikuar nga operacionet ushtarake në jug të Libanit.
Ministri libanez i Kulturës, Ghassan Salamé, ka paralajmëruar për rrezikun që i kanoset këtij dhe monumenteve të tjera historike në zonë.
Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e cilësoi marrjen e kalasë Beaufort si një “pikë kthese vendimtare” në operacionin ushtarak të Izraelit në Libanin jugor.
Ai deklaroi se kishte urdhëruar zgjerimin e operacioneve ushtarake, duke shtuar se forcat izraelite kanë kaluar lumin Litani, kanë marrë nën kontroll lartësi strategjike dhe kanë pushtuar majën e Beaufortit.
Sipas autoriteteve izraelite, ushtria kontrollon tashmë zonën në jug të Libanit deri në lumin Litani, rreth 30 kilometra nga kufiri, ndërsa forcat po avancojnë drejt lumit Zahrani më në veri.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se ushtria do të mbajë kontrollin mbi kalanë Beaufort si pjesë e zonës së sigurisë që Izraeli synon të krijojë në jug të Libanit.
Ndërkohë, kryeministri libanez Nawaf Salam dënoi ashpër operacionet izraelite, duke i cilësuar ato si “politikë e tokës së djegur dhe ndëshkim kolektiv”, që sipas tij nuk do t’i sjellin Izraelit as siguri dhe as stabilitet.
Tragjedi në Greqi. Një 20-vjeçar dhe babai i tij 46-vjeçar humbën jetën pas një aksidenti të ndodhi në Patra. ...
Një moment prekës gjatë një eventi zyrtar në Turqi është bërë viral në rrjetet sociale, pasi një vajz&eum...
DUKE dëgjuar trokitjen e derës, Charisse James, u rrotullua në shtrat dhe u shtangur kur pa orën. Ishte orë pas orës 23:00 dhe dja...
Ushtria amerikane tha vonë të shtunën se forcat e saj ndaluan një anije tregtare që po përpiqej të thyente bllokadën e p...
Rasti i një azilkërkueseje palestineze, e cila u filmua duke u ndaluar në mënyrë të dhunshme nga oficerët e policisë n&e...
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një buletin të ri mjekësor mbi shëndetin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Në ra...
Kur një armë kushton sa një makinë e përdorur dhe fluturon dy mijë kilometra, gjeografia pushon së qeni mburojë, dhe kjo...
Pakti i ri Evropian për Migracionin dhe Azilin do të hyjë gradualisht në fuqi më 12 qershor, duke sjellë ndryshime të rë...
Fitorja e Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit është shoqëruar me trazira të m&eum...
Përpara besimtarëve të mbledhur në Vatikan, Papa Leo XIV bëri thirrje për paqe në mbarë botën, në një koh...