Vuçiç “distancohet” nga thirrjet fashiste të ministres së tij për “spastrim etnik” të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka provuar të distancohet të mërkurën nga retorika fashiste e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke e cilësuar “të pakujdesshme” dhe “të papërgjegjshme” deklaratën e saj në të cilën promovohej spastrimi etnik i shqiptarëve në Kosovë.
Gjatë një prononcimi për gazetarët në Kiev të Ukrainës, kreu i shtetit serb theksoi se qëndrimi i ministres nuk përfaqëson politikën zyrtare të tij as të Qeverisë së Serbisë.
“Kjo deklaratë nuk pasqyron vullnetin dhe politikën e presidentit dhe qeverisë së Serbisë. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm, politika jonë është dialogu, kompromisi, paqja dhe stabiliteti dhe kurrë spastrimi etnik, pikë”, deklaroi Vuçiçi sipas Danas.
Deklarata se në vitin 1998 do të kishte “spastruar etnikisht Kosovën” nëse do të ishte në vend të ish-presidentit fashist të Serbisë, Sllobodan Millosheviç, ka nxitur reagimin e opozitës serbe, zyrtarëve evropianë dhe institucioneve kosovare, derisa është shpallur person non grata nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Lexo edhe
BOTA
VIDEO/ Kukulla shtatzënë me “bebe” shkakton reagime të forta. A e projektoi një burrë?

Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik

VIDEO/ Ukraina ndryshon "rregullat e lojës" me robotë në fushën e betejës kundër rusëve

Ariu “skifter serial” terrorizon një qytet në Japoni, hyn nëpër shtëpi dhe...

Kapriçot e motit në Itali/ 16 qytete në alarm të kuq nga i nxehti, paralajmërime për stuhi të forta në Lombardi

Tre vite luftë në Gaza, regjistrohen mbi 73 mijë viktima

Rrugë që “nuk shkrihen” dhe trena që mund t’i rezistojnë 55°C, plani se si mund të mbrohet Evropa nga nxehtësia

Qeni ndez pa dashje tostierin dhe i djeg shtëpinë familjes/ Tre kafshë humbin jetën në zjarrin shkatërrues





