Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme

Në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Republikës Çeke, Andrej Babiš, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, theksoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në muajin tetor ose në fillim të nëntorit. Vuçiç tha se zgjedhjet presidenciale do të jenë të ndara nga zgjedhjet parlamentare.
“Vitin e kaluar ju thashë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbaheshin deri në fund të vitit 2026 dhe po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb për t’u dhënë qytetarëve mundësinë për të shprehur vullnetin e tyre të lirë. Pra, para fundit të vitit, me siguri do të kemi zgjedhje parlamentare dhe pak më vonë do të zhvillohen edhe zgjedhjet presidenciale.“
Në fund të muajit qershor, Vuçiç u tha përkrahësve të partisë së tij se do të jepte dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit për të kandiduar si kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Synimi i Vuçiç është që të sigurojë një mandat të ri qeverisës për partinë e tij, pavarësisht protestave që prej më shumë se një viti kanë përfshirë Serbinë dhe po ushtrojnë presion mbi pushtetin e tij.
Protestat nisën në vitin 2024, pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona. Tragjedia nxiti një pakënaqësi të madhe popullore, me akuza për korrupsion, mungesë transparence dhe dobësim të shtetit të së drejtës.
Që prej asaj kohe, studentë, qytetarë dhe lëvizje qytetare kanë dalë disa herë në protesta, duke kërkuar përgjegjësi politike, reforma institucionale dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare
Lexo edhe
BOTA
Trump vendos kusht për marrëveshjen bërthamore me Arabinë Saudite: Njihni Izraelin ose marrëveshja bie

VIDEO/ Rrëshqitja masive e dheut në Kinë shkakton 11 viktima, 50 persona raportohen të zhdukur

Europa në luftë me zjarret: Me mijëra të evakuuar në Francë, Itali e Spanjë

Britania shqyrton goditjen tregtare ndaj Izraelit/ Në fokus marrëveshja preferenciale pas situatës në Gaza

Reuters: Sulmet e Iranit ndaj objekteve të CIA-s ngrenë pyetje rreth rolit të Rusisë

Mali i Zi ul përkohësisht akcizën e karburanteve, bie çmimi i naftës dhe benzinës

I përmendur mbi 2 mijë herë në dosje, gjendet i vdekur rekrutuesi i modës që i siguronte femra Epsteinit

VIDEO/ Tragjedi në liqenin e Komos! Kishte shkuar me pushime me familjen, mbytet një vajzë 9-vjeçare





