Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
BOTA

Vuçiçi del sërish në mbrojtje të Radoiçiqit, ekspertët: Mesazh i rrezikshëm për rajonin

P
Piranjat 4 July 2026, 08:53 · 4 min lexim
Vuçiçi del sërish në mbrojtje të Radoiçiqit,

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dalë sërish hapur në mbrojtje të organizatorit të sulmit terrorist në Banjksë, Milan Radoiçiq, duke deklaruar se ai nuk po ndiqet penalisht për sulmin terrorist në Banjskë, por për shkak të Kosovës.

Vuçiq e tha publikisht këtë në fillimjavë, ani pse nga Interpoli është lëshuar njoftim i kuq për Radoiçiqin, për të cilin së fundmi u raportua se i ofrohet siguri nga pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.

Dhe jo vetëm Radoiçiq, por edhe Zvonko Veselinoviqit, ani pse të dy janë në listën e zezë të Amerikës, për akuza që lidhen me krim të organizuar dhe korrupsion.

Për zyrtarët qeveritarë të Kosovës kjo deklaratë e presidentit serb dëshmon se sistemi i drejtësisë serbe kontrollohet nga vet ai, i cili njëkohësisht inkurajon sulme ndaj policëve të shtetit kosovar.

Ndërsa ekspertët e sigurisë vlerësojnë mesazh shqetësues dhe kërkojnë reagim më të ashpër nga bashkësia ndërkombëtare.

"Kjo dëshmon atë që bashkësia ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe autoritetet e Kosovës e kanë theksuar vazhdimisht. Vuçiqi po e injoron kërkesën e Interpolit, duke treguar shpërfillje të plotë ndaj sundimit të ligjit. Sipas tij, kjo përbën vazhdimësi të luftës hibride kundër Kosovës dhe një mesazh që mund të nxisë elementë ekstremistë serbë të sulmojnë zyrtarë policorë, me bindjen se nuk do të mbajnë përgjegjësi, pasi veprimet e tyre do të arsyetohen si politike. Ai e cilëson këtë si një fazë të re të kërcënimit hibrid që Vuçiqi po e adreson në funksion të tensioneve të brendshme në Serbi”, ka thënë Nuredin Ibishi- ekspert i sigurisë .

Mbrojtja publike e Milan Radoiçiqit, nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dërgon një mesazh të gabuar dhe rrezikon të inkurajoj veprime destabilizuese në rajon thotë, Gurakuç Kuçi nga Instituti Octopus.

Kjo lidhje e ngushtë mes tyre është edhe njëherë konfirmim i qartë për bashkësinë ndërkombëtare që nuk duhet të suportohet në asnjë masë Serbia me në krye me Aleksandar Vuçiqin, dhe duhet të sanksionohet dhe të krijohen reforma për llogaridhënie dhe ndalim të terrorizmit. Nëse kjo vazhdon me tutje atëherë i bie që në të ardhmen Serbia është duke u nxitur që të kryejë në të ardhmen sulme terroriste në Kosovë, por edhe në vende të tjera fqinje”, ka thënë Gurakuç Kuçi- Instituti Octopus

Autoritetet serbe nuk kanë ngritur aktakuzë ndaj Radoiçiq ani pse mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023, në të cilin u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Për më tepër ai vazhdon të jetë i lirë në Serbi, ku ka edhe vendbanim të regjistruar në Beograd.

Prokuroria Speciale e ka përfshirë Radoiçiqin në aktakuzën ndaj 45 personave, duke e cilësuar si organizator dhe udhëheqës të grupit terrorist.

Gjykata Themelore në Prishtinë, në prill, dënoi tre të akuzuar, Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Toliq u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq me 30 vjet burgim. Ndërkohë, të akuzuarit e tjerë, përfshirë edhe Milan Radoiçiqin, vazhdojnë të jenë në arrati.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur vazhdimisht kërkesën që autoritetet në Serbi t'i arrestojnë dhe t'i ndjekin penalisht përgjegjësit për sulmin në Banjskë./RTK

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.