Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Zhurma deri në orët e vona dhe gjeste kërcënuese ndaj banorëve”/ Banorët në Durrës: Ndërtimi i pallatit vi... “Reuters”: Irani i dërgon SHBA-së propozimin bërthamor përmes Katarit, Teherani vendos shtatë kushte për ne... Belgjika miraton ligjin e debatueshëm, policia do të mund të kontrollojë shtëpitë e emigrantëve pa dokument... Trump: Lufta në Ukrainë drejt fundit, po vjen një marrëveshje! OBSH: Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen, ja zakonet që mbrojnë trurin Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin
BOTA

Zbulohen detajet e operacionit sekret të Trumpit në Ankara, shikoni se si u transferua me një kamion transporti në një aeroplan tjetër

P
Piranjat11 August 2026, 19:07 · 2 min lexim
Zbulohen detajet e operacionit sekret të Trumpit në Ankara, shikoni se

Mediat amerikane kanë publikuar informacionin se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u largua fshehurazi nga Turqia me një fluturim ushtarak, ndërsa tani është shfaqur edhe një video e këtij operacioni të pazakontë të sigurisë.

Gjithçka ndodhi derisa lideri turk ndodhej në kryeqytetin turk, ku po merrte pjesë në samitin e NATO-s me liderë botërorë.

Trump kishte arritur në Turqi me Boeingun e ri 747-8, të cilin Katari ia kishte dhuruar SHBA-së. Ky ishte fluturimi i parë ndërkombëtar i Trumpit me këtë aeroplan si president. Megjithatë, gjatë largimit, para kamerave televizive, ai hipi në avionin e vjetër Air Force One, duke thënë se dëshironte të fluturonte me të “për hir të kohëve të vjetra”.

Vetëm disa minuta më vonë, Trump u transferua fshehurazi në një avion më të vogël C-32A, një Boeing 757 i modifikuar.

Operacioni u realizua duke përdorur një kamion për transportin e ushqimit në aeroport. Kontejneri i kamionit u ngrit me anë të një sistemi hidraulik deri te dera e avionit, në anën që ishte e fshehur nga mediat. Air Force One-i i vjetër më pas u ngrit në ajër si aeroplan mashtrues, ndërsa gazetarët dhe një pjesë e stafit të Shtëpisë së Bardhë besonin se 80-vjeçari ndodhej në atë fluturim.

Madje, atyre u ishte thënë që gjatë fluturimit t’i mbanin të mbyllura perdet e dritareve të aeroplanit, një masë e pazakontë sigurie. Të dy aeroplanët përfundimisht u ulën në Britani të Madhe, me vetëm disa minuta diferencë.

Vendndodhja e vërtetë e Trumpit iu fsheh gazetarëve dhe disa anëtarëve të stafit të Shtëpisë së Bardhë. Sipas një zyrtari amerikan, arsyeja për aktivizimin e këtij operacioni mashtrues ishte një kërcënim i besueshëm ndaj Trumpit, i cili lidhej me Iranin. 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.