Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
BOTA

Zbulohet një ‘thesar’ ari me vlerë 9 mln euro në Belgjikë, ishte i fshehur në mur

P
Piranjat14 August 2026, 15:11 · 2 min lexim
Zbulohet një ‘thesar’ ari me vlerë 9 mln euro në

Një zbulim i jashtëzakonshëm është bërë gjatë punimeve të rinovimit të një ndërtese në Saint-Gilles-lez-Termonde, në Flandrën Lindore të Belgjikës, ku punëtorët gjetën një sasi të madhe ari të fshehur në një mur.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 10 gusht, teksa punëtorët po instalonin tuba në bodrumin e ndërtesës. Gjatë punimeve, ata zbuluan një kuti të fshehur brenda murit. Kur e hapën, gjetën copëza ari, monedha dhe shufra të numeruara.

Sipas një vlerësimi fillestar të cituar nga mediat belge, vlera e thesarit mund të arrijë në rreth 9 milionë euro.

Ndërtesa është në pronësi të CAW East Flanders dhe aktualisht po i nënshtrohet një rinovimi të plotë për t’u shndërruar, ndër të tjera, në studio dhe ambiente zyrash.

Kontraktori njoftoi menjëherë pronarin e godinës dhe më pas policinë. Kreu i policisë lokale, Patrick Face, konfirmoi gjetjen e një sasie të konsiderueshme ari.

Kush e fshehu arin?

Tashmë autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar origjinën e arit dhe pronarin e tij. Një nga pistat kryesore është nëse thesari mund të lidhet me ndonjë aktivitet kriminal në të kaluarën.

Nëse kjo mundësi përjashtohet, hetuesit do të përpiqen të identifikojnë pronarin ligjor ose trashëgimtarët e tij. Procesi mund të zgjasë edhe disa vite, sipas përfaqësuesve të organizatës që zotëron ndërtesën.

Ari është dorëzuar te autoritetet kompetente në Bruksel, ku po mbahet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa vijon hetimi për një nga zbulimet më të pazakonta të bëra gjatë një punimi rinovues në Belgjikë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.