Zbulohet plani për vrasjen e Erdogan në vitin 2016

Një plan për vrasjen e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë tentativës së dështuar për grusht shteti në vitin 2016 është zbuluar.
Sipas informacionit të publikuar, autorët e dyshuar kishin planifikuar ta kapnin Erdoganin në hotelin ku ai qëndronte gjatë natës së puçit, më pas ta nxirrnin jashtë Turqisë me një avion të huaj dhe ta vrisnin gjatë fluturimit, shkruajnë mediat. Plani, megjithatë, dështoi pasi presidenti turk ishte larguar nga hoteli pak para se grupi i atentatorëve të mbërrinte në vendngjarje.
Tentativa për grusht shteti ndodhi më 15 korrik 2016, kur një grup ushtarakësh tentuan të merrnin kontrollin e institucioneve kryesore të Turqisë. Pas përplasjes mes forcave qeveritare dhe puçistëve, më shumë se 250 persona humbën jetën.
Qeveria turke ka fajësuar rrjetin e klerikut Fethullah Gulen për organizimin e puçit, ndërsa imami tashmë i ndjerë dhe përkrahësit e tij i kanë mohuar akuzat.
Ngjarja mbetet një nga momentet më të rëndësishme politike në historinë moderne të Turqisë.
Lexo edhe
BOTA
Valë ekstreme të nxehti në Greqi, alarm portokalli për temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal zjarresh

Zbuloi përplasjen Trump-Meloni, gazetari italian gjendet i vdekur në SHBA

Autobusi përfshihet nga flakët, humbin jetën 7 pasagjerë në Vietnam

Zbulohet në Adriatik një rrugë 7 mijëvjeçare nën ujë, arkeologët: Lidhte një vendbanim neolitik me bregun

Megaoperacion në Itali! Sekuestrohet 770 kg kokainë ekstra e pastër me vlerë 250 mln euro. Ishin fshehur në…

Nga Hormuzi në Detin e Kuq dhe të Zi! “Trekëndëshi i Djallit” që kërcënon ekonominë globale

Thellohet bilanci/ Rritet në 5,278 numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë

Burgim i përjetshëm për ‘El Mayo’! Bosi i Kartelit të Sinaloas kërkon falje në gjykatë: Brezat e rinj të mos ndjekin rrugën time...





