Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
BOTA

Zbulohet vrasësi i gazetarit italian, është një emigrant i paligjshëm. Reagon ashpër Matteo Salvini

P
Piranjat25 July 2026, 12:20 · 3 min lexim
Zbulohet vrasësi i gazetarit italian, është një emigrant i

Një 26-vjeçar tunizian pa leje qëndrimi në Itali është arrestuar si autori i dyshuar i vrasjes së gazetarit Luigi “Luca” Esposito, sipas informacioneve të publikuara nga mediat italiane.

I dyshuari, i identifikuar si Ridha Rahmoumi, u lokalizua nga karabinierët në një shtëpi të braktisur. Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën në posedim të tij kartat e kreditit të gazetarit të vrarë. Sipas raportimeve, pasi u përball me provat, 26-vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit. Pas arrestimit ka reaguar edhe zëvendëskryeministri dhe ministri italian i Transportit, Matteo Salvini. Në një postim në rrjetin social X, ai falënderoi forcat e rendit për kapjen e shpejtë të autorit të dyshuar.

“Faleminderit forcave të rendit për kapjen e shpejtë të këtij vrasësi. Tani le të vuajë dënimin në vendin e tij, jo këtu në kurriz të italianëve”, shkroi Salvini.

Politikani i Lega-s e përdori ngjarjen edhe për të përsëritur kërkesën e partisë së tij për shtimin e pranisë ushtarake në qytetet italiane. “Është urgjente që, siç propozon prej kohësh Lega, të vendosen mijëra ushtarakë për të mbrojtur qytetet tona. Asnjë qytetar i ndershëm nuk duhet të ketë frikë nga prania e grave dhe burrave me uniformë kudo”, deklaroi ai.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes së gazetarit Luca Esposito vijojnë.

Çfarë ndodhi?

Gazetari sportiv u gjet i vrarë dhe i djegur në një zonë bujqësore në Eboli, pranë Salernos, në jug të Italisë. Luigi Esposito, 53 vjeç, ishte punonjës i Agjencisë Rajonale të Mjedisit dhe bashkëpunëtor i disa mediave lokale.

Trupi i karbonizuar u zbulua nga zjarrfikësit gjatë shuarjes së një zjarri në shkurre. Fillimisht, për shkak të dëmtimeve të rënda nga flakët, identifikimi ishte i pamundur. Hetimet morën drejtim tjetër pasi pranë vendit të ngjarjes u gjet automjeti i viktimës.

Sipas hetuesve, Esposito dyshohet se është qëlluar me armë zjarri dhe më pas trupit i është vënë flaka. Në vendngjarje karabinierët gjetën disa gëzhoja, ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes dhe rrethanat e krimit.

Luca Esposito ishte i njohur në botën e sportit si bashkëpunëtor i gazetës La Città di Salerno, televizionit Ottochannel dhe themelues i portalit sportiv Tuttosalernitana.com. Ai kishte diplomë në biologji dhe një diplomë të dytë në letërsi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.