BOTA

Zelenski: SHBA-ja propozon bisedime direkte me Rusinë

Piranjat Përditësimi i fundit 21 December 2025, 10:19
Zelenski: SHBA-ja propozon bisedime direkte me Rusinë

Për herë të parë që prej gjashtë muajsh sërish mund të ketë bisedime direkte ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë për një armëpushim të mundshëm në luftën e agresionit rus ndaj Ukrainës. "SHBA propozon një takim trilateral të këshilltarëve sigurisë kombëtare: Amerikë, Ukrainë, Rusi", tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski në Kiev.

Ai vuri kushte për bisedimetdirekte me përfaqësuesit e Moskës. "Nëse mund të zhvillohet një takim i tillë, për të shkëmbyer të burgosurit ose për mundësuar një marrëveshje lidhur me takimin tripalësh të kryetarëve të shteteve dhe qeverive, ne do t'i mbështesim këto propozime", tha Zelenski. "Të shohim si do të zhvillohen gjërat."

Bisedimet në Majami

Të premten (19.12.2025) në Majami në shteti federal të Floridës në SHBA kanë filluar bisedime ndërmjet përfaqësuesve të SHBA-së, Ukrainës dhe Europës. Pjesëmarrës janë kryenegociatori ukrainas Rustem Umerov dhe shefi i shtabit të përgjithshëm Andrij Hnatov, i dërguari i posaçëm i SHBA-së Steven Witkoff dhe Jared Kushner si dhe përfaqësues të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe. Për Gjermaninë është në bisedime këshilltari i kancelarit për politikën e jashtme, Günter Sautter.

Ndërmjetësuesit e SHBA-së do të vazhdojnë bisedime të veçanta me palën ruse. Kirill Dmitrijev, këshilltari i presidentit të Rusisëkonfirmoi pjesëmarrjen në bisedimet në Florida. Në platformën X ai shkruan, se po udhëton për në Majami. Në mesazhin e tij ai publikon edhe një një emoji me një pëllumb paqeje.

Nëse do të arrihet në fund në një takim trilateral ndërmjet përfaqësuesve amerikanë, rusë dhe atyre ukrainas, kjo deri tani mbetet e hapur.

Bisedimet e fundit direkte kanë qenë në Stamboll

Së fundi delegacionet ukrainase dhe ruse janë takuar zyrtarisht për bisedime direkte në korrik në Stamboll. Në valën e këtyre bisedimeve u ra dakord për shkëmbimin e të burgosurve, por nuk pati asnjë përparim konkret.

Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, i hodhi poshtë njoftimet, që linin të kuptohej, se qeveria e tij do t'i imponojë Ukrainës të pranojë marrëveshjen e paqes me Rusinë. "Ne nuk mund t'ia imponojmë Ukrainës një marrëveshje. Ne nuk mund t'ia imponojmë Rusisë një marrëveshje. Ato duhet ta duan vet një marrëveshje, tha Rubio. Të enjten (18.12.2025) presidenti i SHBA-së Donald Trump sërish i bëri thirrje Kievit që të "lëvizë” më shpejt drejt marrëveshjes.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?