Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
BOTA

Zjarr i përmasave të mëdha në Spanjë, digjen mbi 45 mijë hektarë tokë

P
Piranjat16 July 2026, 16:29 · 2 min lexim
Zjarr i përmasave të mëdha në Spanjë, digjen mbi 45

Një zjarr i përmasave të mëdha që shpërtheu në Ores, pranë Zaragozës në verilindje të Spanjës, ka djegur tashmë mbi 45 mijë hektarë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se do të duhen disa ditë për ta vënë situatën nën kontroll. Sipas Roberto Bermúdez de Castro, përfaqësues i qeverisë rajonale të Aragonës, bëhet fjalë për një zjarr me karakteristika komplekse, ndaj operacionet për shuarjen e tij dhe sigurimin e perimetrit do të zgjasin disa ditë.

Ai bëri të ditur se shumë fshatra janë evakuuar, ndërsa disa rrugë janë mbyllur për të garantuar sigurinë e banorëve. Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar për viktima.

Në një reagim në platformën X, kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, tha se po e ndjek nga afër zhvillimin e situatës dhe u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve.

Ky është një tjetër zjarr i rëndë që godet Spanjën, vetëm pak ditë pasi vendi përjetoi një nga fatkeqësitë më të rënda të viteve të fundit. Më 9 korrik, një zjarr pyjor në Andaluzi shkaktoi 13 viktima dhe dogji rreth 70 mijë hektarë tokë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.