Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
BOTA

Zjarr në një biznes riciklimi metalesh në Greqi, plagosen dhjetra persona

P
Piranjat 9 July 2026, 16:14 · 2 min lexim
Zjarr në një biznes riciklimi metalesh në Greqi, plagosen dhjetra

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mëngjesin e së enjtes, 9 korrik, në një biznes riciklimi metalesh në Aspropyrgos, të Greqisë, duke shkaktuar plagosjen e të paktën 1 personave, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike. Flakët nisën pak para orës 08:00 në një biznes që merrej me shitjen e pjesëve të këmbimit për kamionë dhe makineri, përpara se të përhapeshin në një fabrikë plastike aty pranë. Për shkak të intensitetit të zjarrit dhe ngarkesës së lartë termike, operacioni për shuarjen e flakëve u cilësua si jashtëzakonisht i vështirë.

Në vendngjarje u angazhuan 75 zjarrfikës me 20 automjete, katër mjete speciale dhe një helikopter, ndërsa autoritetet shprehën shqetësim edhe për praninë e një kamioni me bombola propani brenda ambienteve të kompanisë, çka rriti ndjeshëm rrezikun.

Sipas informacioneve të fundit, shtatë persona janë shtruar në Spitalin “Thriasio”, ku dy prej tyre janë të intubuar dhe në gjendje të rëndë. Tre të plagosur të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta dhe pritet të marrin daljen nga spitali gjatë ditës. Dy persona të tjerë iu drejtuan vetë spitalit për ndihmë mjekësore dhe janë larguar pas trajtimit.

Ndërkohë, një 42-vjeçar, i cili dyshohet se është pronari i biznesit, u transportua me ambulancën e EKAB në Spitalin “Attikon”. Ai ndodhet i intubuar në gjendje shumë të rëndë dhe pritet të transferohet në Njësinë e Djegieve të Spitalit KAT.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se biznesi është shkatërruar pothuajse plotësisht, ndërsa re të dendura tymi kanë mbuluar qiellin mbi Atikë, duke krijuar një atmosferë mbytëse në zonë. Forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për të vënë zjarrin nën kontroll dhe për të shmangur rreziqe të tjera.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.