Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
BOTA

Zjarret ‘apokaliptike’ përfshijnë Kroacinë në kulmin e sezonit turistik, 1 i vdekur e dhjetëra të plagosur

P
Piranjat14 August 2026, 18:18 · 2 min lexim
Zjarret ‘apokaliptike’ përfshijnë Kroacinë në

Një person ka humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarreve të fuqishme që kanë përfshirë orët e fundit zonat bregdetare të Kroacisë. Autoritetet kanë gjetur një person të pajetë në një prej zonave të prekura nga flakët.

Ndërkohë, më shumë se 40 persona janë dërguar në spital, kryesisht për shkak të djegieve dhe problemeve me frymëmarrjen. Shtatë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruajnë mediat kroate. 

Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve, autoritetet kanë evakuuar deri tani mbi 1,200 banorë dhe turistë nga zonat më të prekura, kryesisht në Lokva Rogoznica dhe Omiš. Mes të evakuuarve ka qenë edhe një grup turistësh nga Hungaria. Ministria e Jashtme hungareze bëri të ditur se katër prej tyre kanë pësuar lëndime, ndërsa dy janë shtruar në spital.

Qindra zjarrfikës janë angazhuar në terren për të frenuar flakët, ndërsa në operacion po marrin pjesë edhe avionët Canadair, të përdorur për ndërhyrje nga ajri. Situata vijon të mbetet shqetësuese, ndërsa Shërbimi i Klimës i Bashkimit Evropian ka paralajmëruar për kushte edhe më ekstreme të motit në ditët në vijim.

Vala e të nxehtit që ka përfshirë pjesë të Evropës Qendrore dhe Lindore pritet të vijojë deri më 19 gusht, duke prekur gjithashtu Britaninë e Jugut, Irlandën, Francën Veriore dhe Suedinë Jugore.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.