Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
BOTA

Zjarret përfshijnë Europën/ Mijëra të evakuuar, Franca kërkon ndihmë nga BE, Spanja shpall gjendje emergjence

P
Piranjat24 July 2026, 15:41 · 2 min lexim
Zjarret përfshijnë Europën/ Mijëra të evakuuar, Franca

Vala e zjarreve që po godet Evropën Perëndimore vijon të përkeqësohet, duke detyruar mijëra banorë dhe turistë të braktisin shtëpitë dhe kampingjet, ndërsa Franca ka aktivizuar mekanizmin e mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian dhe Spanja ka shpallur gjendje emergjence në rajonin e Madridit.

Në jugperëndim të Francës, në zonën pranë Bordosë, mbi 20 mijë persona janë evakuuar që prej së mërkurës, ndërsa flakët kanë përfshirë pyjet bregdetare me pisha. Zjarrfikësit, të mbështetur nga avionë që hedhin ujë, po luftojnë për të mbrojtur shtëpi e struktura turistike, ndërsa autoritetet thonë se zjarri është vënë pjesërisht nën kontroll, por mbetet ende aktiv në disa fronte.

Presidenti Macron njoftoi se Franca ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian, ndërsa Komisioni Evropian ka dërguar tre avionë zjarrfikës për të mbështetur operacionet. Vetëm në rajonin e Cotignac (Kotinjak), në juglindje të vendit, janë shkatërruar rreth 25 banesa.

Situata mbetet kritike edhe në Itali, ku dhjetëra vatra zjarri janë aktive në Siçili dhe Kalabri. Një zjarrfikës humbi jetën gjatë operacionit për shuarjen e flakëve në Siçili, ndërsa autoritetet po hetojnë edhe raste të zjarrvënieve të qëllimshme.

Në Spanjë, qeveria shpalli gjendje emergjence në rajonin e Madridit, ku më shumë se 10 mijë persona janë evakuuar ditët e fundit. Vatrat më problematike ndodhen në Guadalajara dhe në perëndim të kryeqytetit, ku qindra zjarrfikës dhe efektivë të ushtrisë po përpiqen të frenojnë përhapjen e flakëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.