Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
BOTA

Zyrtari britanik bën paralajmërimin e fortë: Lufta mund të lërë vendin pa ushqime dhe ilaçe

P
Piranjat14 July 2026, 10:55 · 2 min lexim
Zyrtari britanik bën paralajmërimin e fortë: Lufta mund të

Britania e Madhe duhet të përgatitet për mundësinë e ndërprerjes së furnizimeve me ushqime, ilaçe dhe materiale të rëndësishme industriale në rast të një konflikti të madh, ka paralajmëruar Lord Harris i Haringey, kryetar i Komisionit Kombëtar për Gatishmërinë.

Zyrtari britanik bën paralajmërimin e fortë: Lufta mund të

Sipas tij, vendi mbështetet në masë të madhe te importet dhe për këtë arsye është i cenueshëm ndaj bllokadave ose embargove në rast lufte.

"Duhet të jemi të përgatitur që këto importe të ndërpriten, madje edhe të ndalohen plotësisht. Në rast konflikti, do të na duhet të ridrejtojmë burimet e vendit për të mbështetur ushtrinë dhe mbrojtjen e territorit", u shpreh ai.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur në Britani po diskutohet rritja e gatishmërisë kombëtare përballë kërcënimeve të sigurisë, përfshirë agresionin rus, konfliktet në Lindjen e Mesme, pasiguritë energjetike dhe ndryshimet klimatike.

Edhe ish-ministrja britanike e Sigurisë, Baroness Neville-Jones, paralajmëroi se NATO vlerëson se deri në vitin 2030 Rusia mund të përshkallëzojë agresionin e saj në Evropë, duke e cilësuar këtë skenar "vërtet të frikshëm".

Ndërkohë, ministri britanik i Mbrojtjes, Lord Coaker, konfirmoi se qeveria do të paraqesë një projektligj të ri për rritjen e gatishmërisë së mbrojtjes gjatë këtij mandati parlamentar, me synimin për të forcuar aftësinë e vendit për t'u përballur me kriza dhe konflikte të mundshme./Përktheu Piranjat News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.