Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

Nga Florjan Binaj
Ishte data 30 maj, ku një qytetar u tërhoq zvarrë nga rojet private në Zvërnec të Vlorës. Ishte pikërisht ky që solli revoltën e parë qytetare masive në 30 vite në Shqipëri.
Nga ajo ditë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” filloi të mbushej çdo ditë e më shumë, në atë që në fillim u quajt protesta e flamingove.
Besimi tek ky reagim i shoqërisë shqiptare ishte i vakët. Mediat e shpërfillën, qeveria u kap në befasi, ndërkohë që numri rritej çdo ditë.
Protesta theu mediat tradicionale dhe prishi qetësinë e qeverisë. Fillimisht u tentua të përhapej lajmi se ajo organizohej nga segmente anti-shqiptare, më pas faji iu vu algoritmit, ndërkohë anatemimi i eksponentëve të ndryshëm të protestës vijonte në përditshmëri nga qeveria.
Numrat u bënë të frikshëm, protestat kombëtare të së shtunës po thyenin rekorde, ndërkohë që diaspora zbarkoi në Tiranë për të mbështetur protestën.
Për disa ditë, ajo ishte e qetë, paqësore dhe pa tensione. Policia e Shtetit vëzhgonte në distancë dhe garantonte rendin dhe sigurinë.
Por, teksa protestuesit u vendosën para parlamentit, aty nisi dhe provokimi i tyre dhe përdorimi i dhunës nga policia e Tiranës.
Angazhim maksimal i efektivëve blu dhe kupolës më të lartë të policisë së Tiranës. Arrestime, dhunë dhe përplasje midis efektivëve dhe protestuesve.
U fol për ulje të numrit dhe shuarje të protestës gjatë verës, kryesisht muajit gusht, e teksa kjo gjë nuk ndodhi, protestuesit vazhdojnë të jenë çdo natë aty, duke protestuar për të ardhmen e këtij vendi./piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Lexo edhe
EDITORIAL
Pse u dënua Hashimi?

Keqkuptimi me takimet e së premtes!

Rama përballë drejtësisë/ Nga beteja për pagat te lufta për ndarjen e pushteteve

“Besa” si ndryshim për të zëvendësuar “Algoritmin” e humbur

Nëse avokatët reagojnë për telefonat, pse heshtin për të drejtat e të pandehurve?





