Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h...
EDITORIAL

Ç’fshihet pas ndalimit të monopatinave? Rritja e çmimit të energjisë- paniku i karburanteve vë në lëvizje qeverinë

P
Piranjat28 October 2025, 16:29 · 4 min lexim
Ç’fshihet pas ndalimit të monopatinave? Rritja e çmimit

Aksidentet fatale së fundmi nga të dhënat e INSTAT raportohen 91,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është shkaktuar nga grup-mosha 25-34 vjeç, e cila përbën 26,5 % të numrit total të aksidenteve me automjete. 

Por aksionet institucionale janë përqendruar në masa ndaj mjeteve të lehta si skuterat elektrikë, të cilët nuk përbëjnë rrezik krahasuar me automjetet që qarkullojnë me shpejtësi të frikshme në rrugët e qytetit.

Ndërkohë që përpjekjet duhet të orientohen drejt parandalimit të ngjarjeve fatale dhe forcimit të kontrollit rrugor, institucionet vazhdojnë të japin prioritet çështjeve dytësore. Por siguria rrugore po maskohet e vërteta e aksionit nuk qëndron tek rreziku fizik por tek rreziku monetar i kompanive.

Fuçitë me karburant kanë pësuar rënie të konsumit, pasi në vend po mbizotërojnë makinat elektrike dhe monopatinat.  Grosistët e hidrokarbureve janë ankuar dhe qeveria po i shkon pas fijes, duke ulur dhe kufizuar sa më shumë të jetë e mundur përdorimin e elektricitetit për mjetet lëvizëse.  Në datën 16 tetor kjo është reflektuar në shtrenjtimin e energjisë elektrike në pikat e karikimit, dhe nuk është rastësi që menjëher pasi u ndaluan monopatinat u rrit edhe çmimi i energjisë.

Karikimi i makinave elektrike do të jetë më i shtrenjtë duke nisur nga muaji ardhshëm. Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur një çmim të ri dhe të diferencuar për energjinë elektrike, e cila është instaluar në stacionet që furnizojnë me energji mjetet elektrike.  Sipas vendimit, që hyn në fuqi më 1 nëntor, çmimi i shitjes së energjisë do të ketë një tarifë normale prej 22 lekësh për kËh dhe tarifë 25.3 lekë/kËh në orar piku, nga ora 18:00 deri në 23:00.

ERE argumenton se stacionet e karikimit kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e konsumit të përgjithshëm të energjisë dhe kanë shkaktuar kosto shtesë të disbalancave në rrjetin elektrik, për shkak të përhapjes së shpejtë të automjeteve elektrike dhe pikave të tyre të karikimit. 

Këto çmime të reja do të reflektojnë edhe në çmimin final që paguajnë drejtuesit e automjeteve elektrike në pikat publike. Por kryeministrit Edi Rama nuk i intereson ngrohja globale dhe emetimi i shumtë i elementeve toksikë në ajër për shkak të karburantit, siç ka rezultuar edhe nga analizat e bëra.

As konventat ndërkombëtare që lejojnë përjashtimin nga taksat doganore për mjetet elektrike nuk marrin vëmendjen e tij. Ramës i intereson vetëm që klientët e tij grosistë të jenë të kënaqur, ndërsa për xhepin e qytetarëve dhe mushkëritë e banorëve, kryesisht të Tiranës, qeveria nuk mendon më./piranjat.al

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

EDITORIAL

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.