Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h...
EDITORIAL

Heronjtë e heshtur!

P
Piranjat24 October 2025, 22:03 · 5 min lexim
Heronjtë e heshtur!

Nga Flavio Qarri

Mirëmbrëma! E dini çfarë më ndodh çdo mëngjes? E njëjta gjë që ndodh edhe juve.
Hap telefonin, bëj scroll... dhe faqja e lajmeve është një deja-vu e çdo dite: "Rama tha..." "Rama bëri..." "Berisha reagoi..." "SPAK arreston 6 vetë..." “Rama takoi..” "Shfrytëzonte për prostitucion..." "Policia kap parcelë me kanabis..." "Avokati shpërthen ndaj GJKKO..."

Dhe pastaj... lajmet vërtet të mëdha të ditës: "Modelja X në romancë të re!" "Influencerja Y i kthehet fansit — përgjigja epike!" Ky është feed-i celularit tim, dhe tëndit.

Sipas lajmeve, ky është realiteti.

Si të thuash — ja, kjo është Shqipëria. Këta janë njerëzit që duhet të admirojmë. Këta janë “rolet model”. Por… ndonjëherë, fare poshtë në faqen e lajmeve, mes gjithë zhurmës e pluhurit, del ndonjë lajm ndryshe. Një burrë që zhytet në lumë e shpëton dy fëmijë që po mbyten. Një tjetër që nxjerr nga liqeni turistët — por humbet jetën e vet. Një qytetar që hyn mes flakëve për të nxjerrë një bebe 18-muajshe. Në Shkodër. Në Tiranë. Në Arta. Në Lamia. Në Leicester. Në Padova. Në Romano… Shqiptarë janë, pra.

Por, t’ju pyes. A janë këta njerëz Shqipëria?

Ata nuk janë shumica... Se shumica sot, kur sheh dikë që vidhet në autobus, kthen kokën mënjanë. Kthen kokën dhe kur vidhet një pyll, një park, një aeroport i tërë... Dhe e mbyll me klishenë: “Epo, s’bëhet ky vend.” Por këta njerëz... që ju fola… janë shëmbëllimi i asaj që duhet të jemi. Janë vetja jonë më e mirë si komb. Ne kemi ngritur përmendore për politikanë, për data e “suksese” që harrohen. Po për këta — që japin jetën për të shpëtuar dikë tejtër — rrallë ndonjë medalje; larg qoftë ndonjë tabelë në ndonjë rrugicë. Ne duhej t’i kishim përmendoret e tyre anës Vjosës... anës Bunës... Sa për tia kujtuar vetes se dikur, dikush, një nga ne, nuk mendoi për veten.

Ne kemi mësuar të përulemi.

Para pushtetit. Para parasë. Para shefit. Ne që s’ngrihemi në këmbë as për himin e flamurin. E pra unë — unë përulem para këtyre njerëzve. Ata nuk e bënë për, e as nuk kërkuan shpërblim. As kamera. As status. Thjesht bënë diçka njerëzore.
Kjo quhet sakrificë. Në një vend ku çdo ditë sakrifikohet Shqipëria për interesin e individit… ata sakrifikojnë individin për shoqërinë. Në një vend ku vemendja blihet ose kërkohet me potere’, Ata veprojnë në heshtje.

Unë sonte dua t’i përmend me emër.

Këta janë heronjtë tanë të vërtetë. Këta janë ata që na kujtojnë se kush mund të jemi, nëse duam. Në një botë plot zhurmë, ku njerëzit e vegjël bëjnë zhurmë për gjëra të vogla… Ata bëjnë gjëra të mëdha — në heshtje. Sepse janë njerëzit e mëdhenj të këtij vendi. Dhe ne i detyrohemi të paktën një gjë: t’i mbajmë mend.

Faleminderit./Piranjat.al

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

EDITORIAL

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.