Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h...
EDITORIAL

Kuotat e Tetorit Rozë!

P
Piranjat31 October 2025, 22:22 · 4 min lexim
Kuotat e Tetorit Rozë!

Nga Dojna Mema

Tetori është muaji i fjongove rozë. Muaji i fushatave për kujdesin ndaj grave, i pankartave me slogane të zgjuara, i fotove domethënëse dhe intervistave plot pathos e mesazhe. Por... unë kam një pyetje.

Pse kemi nevojë për një Tetor Rozë?

Sepse 11 muaj të tjerë, gratë janë gri. Sepse çdo vit, tetori na kujton që kujdesi ndaj gruas është event, jo kulturë. Në fakt, jetojmë në një vend ku flitet për barazi gjinore me të njëjtin entuziazëm si për korrupsionin.
Fjalë shumë, ndryshim, pak. Ne kemi kuota gjinore në politikë, që në letër duken si fitore, por në praktikë…janë thjesht aksesore rozë për ta bërë listën e kandidatëve më fotogjenike.

Sa prej grave që futen në politikë janë aty për të plotësuar kuotën e jo prej meritës?!
Sa prej tyre zgjidhen për heshtjen e jo për zërin?! Njohim shumë raste ku pas një deputeteje që del në ekran, ka një burrë që e ka futur në listë, një kryetar që e ka sponsorizuar, një pushtet që e përdor si dekor, për të treguar që “ja, edhe ne kemi gra!”.

Por sa fuqi vendimmarrëse i lënë asaj në të vërtetë? Kështu që, po, hyrja në politikë është e hapur për gratë por me disa kushte:

duhet të mendosh si mashkull,

të votosh si mashkull,
të mos jesh shumë feministe,
të mos bësh zhurmë,
dhe të mos harrosh kujt ia ke borxh vendin.

Ndërkohë, gratë e tjera, ato që nuk kanë kuotë, as podium vazhdojnë të mos kenë as mundësi për kujdes shëndetësor bazik.

Të kenë mbi supe aq halle sa të harrojnë veten.
Të mos kenë kohë për një mamografi.
Të mos kenë zë për të folur.

Në gjithë këtë teatër politik. Në gjithë këto vite i vetmi propozim serioz në për lehtësim gjinor erdhi jo nga një grua,por nga një burrë që tha se ditët e menstruacioneve duhen trajtuar si ditë pushimi, dhe paketën higjeno-sanitare të grave dhe vajzave pikërisht për ciklin ta përjashtojmë nga TVSH-ja.

E tallën. E kthyen në meme. sepse ne nuk e kuptojmë që barazia gjinore nuk vjen nga kuotat, por nga empatia. Po, pra, po, Tetori Rozë është i nevojshëm. Jo për gratë. Por për burrat që kujtojnë se barazia arrihet me ngjyra, jo me ndryshim mentaliteti. Dhe për gratë, që në këtë muaj gjejnë rastin të veprojnë si gra pa rënë në “sy për keq”.

Jemi akoma në tetor dhe do shohim edhe sot fjongo rozë nëpër ekrane. Por, një shoqëri që ka nevojë për “kuota” për të përfshirë gjysmën e saj, ka nevojë për shumë më tepër se një fjongo rozë./piranjat.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

EDITORIAL

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.