Pas detit dhe kullave, tani radha e maleve – Strategjia “turistike” që shijon më shumë pushteti se natyra

Pas shkatërrimit të bregdetit nga privati me leje nga qeveria, tashmë radhën e kanë malet. “Paketa e Maleve”, synon pikërisht shkatërrimin e tyre, si në rastin e bregdetit, që u shndërrua në kantier betonizimi.
Në planin e qeverisë, synimi duket fisnik, të nxitet turizmi i qëndrueshëm dhe investimet e reja. Por, investimet e reja sipas kësaj strategjie, do të sjellin cënimin e këtyre zonave në mënyrë barbare, tentativë për t’ju afruar zonave të mbrojtura në male. Nga ana tjetër, kryetarët e bashkive po përballen me presion politik për ta përshpejtuar procesin e hartimit të hartave të zhvillimit. Kjo pasi, kryeministri Edi Rama kërkoi me ngul, që bashkitë të mos vonohen në këtë process, duke kërcënuar se vonesat nuk do të tolerohen.
Përmes kësaj gjuhe, Rama po nxit tek drejtuesit vendor, frikë mbi të ardhmen e tyre si kryebashkiakë, dhe për rrjedhojë këta të fundit do të nxitojnë t’i binden me ngutjeje, kreut të Qeverisë. Ajo që bie ndesh me ligjin, është fakti se në dokumente përmenden disa zona me potencial për investime strategjike, por pa u përcaktuar qartë statusi pronësor i tokave. Pikërisht kjo mungesë e sigurisë ligjore, mund të hapë rrugë për abuzime dhe përplasje me banorët lokalë.
Në zonat malore, kufijtë midis pronës publike dhe private janë shpesh të paqartë. Në disa bashki, proceset për përcaktimin e pronësisë janë ende në gjykata. Megjithatë, në hartat paraprake të “Paketës së Maleve” janë shënuar tashmë territore që mund të ofrohen për investitorë.
Kjo të krijon bindjen, se “Paketa e Maleve”, se do të krijohet i njëjti precedent, nga betonizimi i bregdetit te rreziku për betonizimin e maleve. Në vend të dëgjesave publike, shumë vendime janë marrë në tryeza të mbyllura. Në zonat e thella të veriut dhe juglindjes, banorët nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar për mënyrën si përzgjidhen zonat prioritare
Rama pas termit turizëm po përpiqet të fshehë, projektet infrastrukturore të mëdha, rrugë, resorte, qendra turistike që mund të ndryshojnë përgjithmonë ekosistemin malor.
Në fakt, pyetja që duhet të bëjmë është; a do të jetë kjo një nismë për zhvillim të vërtetë lokal, apo një tjetër projekt që centralizon pushtetin dhe i hap rrugë investimeve pa kontroll? Nuk duhet harruar se proceset duhet të jenë të hapura.
Qytetarët nuk mund të jenë spektatorë. Në mungesë të transparencës, respektimit të ligjit, mali rrezikon të pësojë të njëjtin fat si bregdeti, të zhvillohet, por të mos jetojë më./piranjat.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016
Lexo edhe
EDITORIAL
Kuotat e Tetorit Rozë!

Kabineti im!

Nga një tas proshute deri tek foto mbi kalë, bilanci i vrasjeve në 24 orë

Ç’fshihet pas ndalimit të monopatinave? Rritja e çmimit të energjisë- paniku i karburanteve vë në lëvizje qeverinë

Heronjtë e heshtur!





