Rritja e çmimit të naftës/ “Po detyrohemi të marrim para borxh”, fermerët në Krujë të shqetësuar: Sektori që po vuan më shumë bujqësia

Fermerë të rrethit të Krujës kanë ngritur shqetësimet se çmimet e karburantit janë ngritur akoma pa filluar lufta në Iran madje ngritje të ndjeshme kanë patur dhe imputet bujqësore të cilat janë ngritur me 30 – 40 për qind.
Kjo ndikon drejtpërdrejtë tek fermerët të cilët shprehen se kostoja vetëm për plugimin e një hektari plugim është ngritur me 5000 lekë të reja po kështu edhe me proceset e tjera kjo ka bërë që kostoja të rritet ndjeshëm e prodhimi të mos e justifikojë koston.
“Sivjet jemi të detyruar të marrim lek borxhe nëpër miq e të afërm e të punojmë tokat, madje disa prej nesh po shesin agregatet se s’kan lek për naftë.
Skema e subvencioneve nuk është efikase pasi sasia e naftës që na jep shteti nuk mjafton as për një proces pune jo me për të përballuar të gjithë proceset.
Kërkojmë nga shteti të vejë dorë e të ndaloje abuzimin që po behet qofte me naftën e qoftë me imputet pasi ato nuk kane hyre sot në Shqipëri po kane disa muaj e s’ka si ngrihet çmimi në këtë mënyrë për një mall që ka kohë që është magazinuar”, ka thënë një prej fermerëve.
Lexo edhe
SOCIALE
Dëme të mëdha nga reshjet e breshërit në Luginën e Vjosës

Flukset migratore në rënie në 2026/ Egjiptianët dominojnë hyrjet në Shqipëri

Rritja e çmimit të naftës godet bujqësinë, fermerët kërkojnë ndërhyrje nga shteti

A do të rriten çmimet e ushqimeve për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme?

Të tejmbushur dhe të papastruar prej ditësh/ Koshat e Kamzës në flakë

Trasetë ndarëse mbi Lumin Mat nisin të dëmtohen vetëm 3 ditë pas hapjes për qarkullim

Kriza reale fillon tani! Alarm botëror për rritjen e çmimit të ushqimeve

Raporti për lumturinë/ Shqipëria, ndër vendet më të dëshpëruara të Europës





