SOCIALE

Sigurimet e jetës dhe pensionet private kryesojnë ekonominë botërore, në Shqipëri vijnë të fundit

Piranjat Përditësimi i fundit 13 September 2026, 19:52

Sigurimet e jetës dhe pensionet private kryesojnë ekonominë

Shqiptarët paguajnë për karburant, makina, banka dhe prona, por kur vjen puna te sigurimi i jetës, shëndetit apo pensioni privat, kuleta mbyllet. Një renditje globale e industrive sipas të ardhurave nxjerr në pah një tjetër realitet: ekonomitë e mëdha kanë ndërtuar tregje gjigante pikërisht rreth menaxhimit të rrezikut, pasurisë dhe të ardhmes.

Një grafik i publikuar me të dhëna të gushtit 2026, me burim IBISWorld, rendit shtatë industri me të ardhurat më të larta në botë. Në krye nuk është nafta, as bankat, por sigurimi i jetës dhe shëndetit, me rreth 6.18 trilionë dollarë të ardhura.

Pas saj renditet pasuria e paluajtshme komerciale me 5.60 trilionë dollarë, ndërsa fondet e pensioneve gjenerojnë rreth 4.52 trilionë dollarë. Nafta dhe gazi vijnë në vendin e katërt me 4.26 trilionë dollarë, shumë pranë shitjeve të automjeteve dhe mjeteve të lehta, me 4.26 trilionë dollarë. Bankat tregtare mbyllin listën e sektorëve financiarë me 3.79 trilionë dollarë, ndërsa sigurimet e përgjithshme direkte arrijnë në 2.81 trilionë dollarë.

31.4 trilionë dollarë nga vetëm shtatë industri

Kjo renditje sjell në plan të parë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si funksionon ekonomia moderne: paratë nuk qarkullojnë vetëm përmes prodhimit dhe konsumit, por gjithnjë e më shumë përmes administrimit të rrezikut, kapitalit dhe të ardhmes financiare.

Paradoksi shqiptar: blejmë sot, por sigurohemi pak për nesër

Pikërisht këtu qëndron edhe ironia e ngritur nga eksperti i ekonomisë Elvin Meka në një reagim të fundit. Ai vëren se në Shqipëri janë zhvilluar fuqishëm disa nga industritë që lidhen me shpenzimet e përditshme dhe financimin, ndërsa produktet që lidhen me mbrojtjen financiare të familjes dhe të ardhmen mbeten shumë më pak të përhapura.

Karburanti blihet sepse duhet. Makina blihet sepse dëshirohet. Kredia merret sepse nevojitet. Por sigurimi i jetës shihet shpesh si një shpenzim që mund të shtyhet. Pensioni privat konsiderohet luks. Sigurimi shëndetësor, në shumë raste, blihet vetëm kur rreziku është tashmë pranë.

Ky është një problem jo vetëm i tregut financiar, por edhe i kulturës ekonomike.

Sigurimi i jetës, në thelb, nuk është një produkt që blihet për të përfituar vetë nga një ngjarje tragjike. Është një mekanizëm për të mbrojtur familjen nga pasojat financiare të saj. Pikërisht kjo e bën produktin psikologjikisht më të vështirë për t’u shitur.

E njëjta logjikë vlen edhe për pensionin privat. Kontributi bëhet sot për një të ardhme që mund të jetë dekada larg. Për një familje që përballet me koston e banesës, ushqimeve, arsimit, transportit dhe shpenzimeve të përditshme, kursimi për 20 apo 30 vite më vonë shpesh humbet përballë nevojave të momentit.

Banka dhe nafta sot, pensioni nesër

Renditja globale tregon se fondet e pensioneve dhe sigurimet nuk janë industri periferike. Ato janë ndër shtyllat më të mëdha të ekonomisë botërore.

Madje, dy kategoritë e sigurimeve të përfshira në grafik – sigurimi i jetës dhe shëndetit dhe sigurimet e përgjithshme – së bashku gjenerojnë rreth 8.99 trilionë dollarë. Kjo është më shumë se të ardhurat e kombinuara të industrisë së naftës dhe gazit dhe shitjeve të automjeteve, sipas shifrave të grafikut.

Kjo tregon edhe një tjetër dimension: në ekonomitë e zhvilluara, menaxhimi i rrezikut është vetë një industri gjigante.

Ndërkohë, fondet e pensioneve, me 4.52 trilionë dollarë të ardhura sipas renditjes, tregojnë se kursimi afatgjatë nuk është thjesht një çështje individuale. Ai është shndërruar në një burim të madh kapitali për ekonominë.

Problemi shqiptar nuk është vetëm nëse qytetarët kanë apo jo para për sigurime dhe pensione private. Është edhe çështje besimi, edukimi financiar dhe perceptimi të rrezikut.

Kur qytetari nuk beson se produkti financiar do t’i japë vlerën e premtuar, kur nuk e kupton plotësisht kontratën apo kur e konsideron sigurimin si “lekë të humbura”, tregu vështirë se mund të zhvillohet në të njëjtën mënyrë si në ekonomitë e mëdha.

Nga ana tjetër, edhe industria ka përgjegjësi: produktet duhet të jenë më të thjeshta, më transparente dhe më të kuptueshme për konsumatorin.

Sepse një ekonomi moderne nuk matet vetëm me sa banka ka, sa makina shiten apo sa karburant konsumohet.

Matet edhe me sa mirë një familje është e mbrojtur kur humbet të ardhurat, kur përballet me një sëmundje apo kur arrin moshën e pensionit./ekofin.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?