Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
INVESTIGIME

25 familje të izoluara në mes të Tiranës / Banorët: Na ka mbetur vetëm të vritemi! Po nuk u derdh gjak nuk vjen njeri

P
Piranjat20 March 2026, 22:22 · 3 min lexim
25 familje të izoluara në mes të Tiranës / Banorët: Na

Në Shqipëri, projektet infrastrukturore zakonisht prezantohen si zgjidhje për trafikun dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Por në shumë raste, realiteti është ndryshe, me punime të papërfunduara, projekte pa zgjidhje konkrete dhe qytetarë që mbeten me orë të bllokuar në trafik.

Por rasti që do ju tregojmë është edhe më skandaloz, pasi prek direkt interesat e një komuniteti. Jemi në ish-sheshin ‘Shqiponja’, një nga nyjet kryesore të hyrjes në Tiranë dhe pjesa më e rëndësishme e ndërtimit të Unazës së Madhe. Një projekt që ka prodhuar jo vetëm trafik dhe kaos, por edhe hetime penale për drejtues të lartë shtetërorë.

Sipas banorëve, prej disa vitesh kanë kërkuar ndihmën e institucioneve, por nuk kanë marrë kurrë zgjidhje. Madje Bashkia e Tiranës u ka kërkuar banorëve të largojnë makinat, ose ndryshe do t’u bllokohen.

Ndërkohë që institucioni i Avokatit të Popullit bie në kontradikta me veten, pasi njëherë u thotë banorëve se problemi i tyre qëndron e më pas shprehet se kërkesa e tyre tashmë nuk qëndron, pasi në rrugë është rikthyer normaliteti—gjë që nuk qëndron.

Pra, institucioni që duhet të ishte në krah të banorëve u kthen shpinën, ndërkohë që 25 familje janë të bllokuara.

Ndërkohë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një shkrese, bën me dije se është në përgjegjësinë e Bashkisë së Tiranës që t’u japë zgjidhje banorëve, duke shtuar se ata nuk kanë marrë masa për bllokimin e rrugës që lidhet me Unazën e Madhe, pasi presin një zgjidhje për banorët nga ana e bashkisë.

Prandaj, për të evituar “pingpongun” me shkresa, vendosim të takohemi vetë me drejtorin e rrugëve të Bashkisë së Tiranës, Piro Sinjari.

Ky i fundit shprehet se, derisa të jepet një zgjidhje përfundimtare, institucioni që ai drejton do të japë një zgjidhje provizore që banorët të mos mbeten të izoluar. Ndërkohë që të njëjtën gatishmëri për zgjidhje të problemit e jep dhe drejtoresha e investimeve të Punëve Publike, Alika Dulja.

Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë dhe nëse më në fund do t’i jepet një zgjidhje përfundimtare hallit 5-vjeçar të 25 familjeve që rrezikojnë të mbeten të izoluara në mes të Tiranës./Piranjat

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.