Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
INVESTIGIME

Ankand ‘tak-fap’ në Skrapar për park fotovoltaik/ Kompania e mermerit dhe graniti merr tokën për central me qira më të lartë se kapitali

P
Piranjat19 January 2026, 13:43 · 5 min lexim
Ankand ‘tak-fap’ në Skrapar për park fotovoltaik/ Kompania

Parqet fotovoltaike po përhapen me shpejtësi në Shqipëri pas lehtësimit të procedurave për dhënien me qira të kullotave dhe fondit pyjor në zonat malore. Në këtë valë koncesionesh dhe kontratash të reja për energjinë e rinovueshme, një rast i dyshimtë vjen nga Bashkia Skrapar, e cila ka dhënë me qira një sipërfaqe prej 140 hektarësh tokë kullosore për ndërtimin e një parku fotovoltaik, në kushte që ngrenë dyshime serioze për mungesë gare dhe transparence.

Më 2 dhjetor 2025 Bashkia Skrapar shpalli ankandin për dhënien me qira të sipërfaqeve kullosore në Njësinë Administrative Zhepë, konkretisht në fshatrat Dobrenjë dhe Gjogovicë, për një afat dhjetëvjeçar. Ajo që bie menjëherë në sy është fakti se procedura u zhvillua me një nxitim të pazakontë, pasi ankandi u hap dhe u mbyll brenda të njëjtës datë, duke e kthyer konkurrimin publik në një formalitet pa garë reale.

Konkursi u organizua më 22 dhjetor 2025 në ambientet e Bashkisë Skrapar nga kryetari Adriatik Mema, por në sallë u paraqit vetëm një kompani, “Kanione Stone – Energji 2024” sh.p.k., në pronësi të Aleksandër Bashos. Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit përkonte pikërisht me datën e zhvillimit të ankandit, çka do të thotë se operatorët e interesuar kishin vetëm pak ditë kohë për të aplikuar, një praktikë që në vetvete kufizon konkurrencën dhe ul transparencën e procesit.

Situata bëhet edhe më problematike kur analizohen të dhënat financiare të kompanisë fituese. Sipas dokumenteve zyrtare, kapitali i shoqërisë është 17.000.000 lekë të reja, ose rreth 170 mijë euro, ndërkohë që qiraja vjetore që kompania duhet të paguajë për kullotat arrin në 19.460.000 lekë, afërsisht 194 mijë e 600 euro në vit. Në praktikë, kjo do të thotë se kompania paguan më shumë qira për një vit sesa i gjithë kapitali që ka deklaruar, një disproporcion i fortë që ngre dyshime serioze për qëndrueshmërinë financiare dhe burimin real të fondeve.

Një kompani që disponon 170 mijë euro kapital dhe përballon një detyrim vjetor prej gati 195 mijë eurosh konsiderohet financiarisht e pabalancuar, çka hap dyshime për fiktivitet financiar ose për financim të padeklaruar jashtë dokumenteve zyrtare.

Edhe sipas të dhënave të Open Data Albania, kjo procedurë është shënuar me flamur të kuq për mungesë konkurrence, pasi në ankand mori pjesë vetëm një operator ekonomik dhe nuk pati asnjë ofertë tjetër konkurruese. Në këto kushte, konkurrimi mbeti vetëm në dokumente, ndërsa në realitet rezultoi një proces me fitues të vetëm.

Pyetja që shtrohet është pse Bashkia Skrapar nuk e shtyu afatin e aplikimit për të garantuar pjesëmarrjen e kompanive të tjera dhe pse procedura u zhvillua me një nxitim të pazakontë, duke përfunduar brenda pak ditësh nga shpallja deri te përzgjedhja e fituesit. Ky ritëm i përshpejtuar krijon bindjen se rezultati mund të ketë qenë i paracaktuar, veçanërisht kur kompania fituese është themeluar në Skrapar dhe nuk rezulton të ketë eksperiencë të mëparshme në ndërtimin apo menaxhimin e parqeve fotovoltaike.

Në dokumentet e ankandit përcaktohet qartë se qëllimi i dhënies me qira të fondit pyjor dhe kullosor është zhvillimi ekonomik në fushën e energjive të rinovueshme. Megjithatë, në objektin e aktivitetit të kompanisë fituese, sipas të dhënave të QKB-së, përshkruhen kërkime dhe zbulime minerare, import-eksport pllakash dhe mermeri, si dhe aktivitete të tjera ndërtimore, ndërsa në asnjë pikë nuk përmendet aktiviteti i prodhimit të energjisë apo ndërtimi i parqeve fotovoltaike.

Një mospërputhje e tillë mes objektit të kontratës dhe objektit të aktivitetit të kompanisë shton edhe më shumë dyshimet mbi ligjshmërinë dhe qëllimin real të kësaj procedure, e cila përfundoi me dhënien e 140 hektarëve kullota publike pa garë reale, pa konkurrencë dhe me një kompani pa eksperiencë në fushën për të cilën u shpall ankandi./PIRANJAT NEWS

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.