Bashkia e lë në harresë, 70-vjeçarja mbetet pa shtëpi 6 vite pas tërmetit

“Si kam vuajtur këto gjashtë vitet e tërmetit, mos i harrofsha”, thotë Luljeta Prela, 70 vjeçe, nga fshati Drojë në Kurbin.
Banesa e saj u shpall e pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Fillimisht ajo jetoi në çadër, më pas në kontenier, së bashku me familjen. Ndërkohë, gjatë kësaj kohe humbi bashkëshortin dhe djemtë emigruan për shkak të kushteve të vështira.
Rreth tre vite më parë nisi ndërtimi i shtëpisë së re nga fondet e rindërtimit, por objekti mbeti i papërfunduar.
Sipas Luljetës, punimet u ndërprenë para vendosjes së tjegullave, ndërsa djali i saj kishte investuar rreth 1.5–2 milionë lekë për përforcimin e çatisë.
Nga ana tjetër, Bashkia Kurbin thotë se vonesat kanë ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi cilësinë e materialeve me 70-vjeçaren.
Mirëpo ajo e mohon një gjë të tillë dhe, pas përballjes së “Piranjave” me bashkinë dhe firmën e kontraktuar për rindërtimin, punimet në çati kanë rifilluar, ndërsa firma premton përfundimin e banesës brenda pak muajsh.
Deri atëherë, Luljeta vijon të jetojë mes kontenierit dhe një dhome me lagështirë në shtëpinë e vjetër./piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Lexo edhe
INVESTIGIME
Dyshohet se burgosi bashkëshortin me prova të inskenuara/ A ka mashtruar 26-vjeçarja policinë dhe prokurorinë? Ish-burri ka një tjetër ve...

Kura e dyshimtë në emër të mjekësisë alternative! Si Klinika Stroka rrezikoi jetën e 35-vjeçarit! Doktori pa licencë përkatëse, në ’lojë’...

Dështon projekti i Alabarit? Marina e Durrësit shumë larg premtimeve për miliarda investime

Mjeku serb e la invalide, Gjykata i cakton 350 mln lekë dëmshpërblim, zhduket pronari Ardian Kazaferi, lidhja me familjen Pipero

Piranjat dhe Le Iene zbërthejnë Call Center-at mashtrues. Pamjet e arrestimit të organizatorëve të aktivitetit të paligjshëm





