Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
INVESTIGIME

Call center-at mashtrues sfidojnë shtetin/ Heshtja e institucioneve përballë vjedhjes së miliona eurove

P
Piranjat 3 April 2026, 21:25 · 5 min lexim
Call center-at mashtrues sfidojnë shtetin/ Heshtja e institucioneve

Prej 100 ditësh jemi angazhuar në gjurmimin, investigimin dhe demaskimin e Call Center-ave mashtrues të Tiranës. Së bashku me kolegët italianë të emisionit Le Iene kemi treguar se si funksionon kjo skemë, përmes së cilës vidhen çdo ditë miliona euro nga qytetarët europianë.

Ndërkohë, pas këtij bashkëpunimi, të paktën në një rast, SPAK ka ndërhyrë duke ndërprerë aktivitetin e njërit prej qindra grupeve mashtruese që operojnë në çdo cep të kryeqytetit.  Blici i agjentëve të BKH në dy prej kullave luksoze në qendër të Tiranës dha shpresë se diçka do të lëvizte, por sot, tre muaj më vonë, duket se jemi në një rreth vicioz pa asnjë rrugëdalje.

Call Center-at jo vetëm që shtohen çdo ditë, por ndodh që rikthehen aty ku e lanë, në vendin e krimit.

Këto pamje janë xhiruar pak ditë më parë dhe tregojnë katin e pestë të Down Town, i njëjti ambient ku u sekuestruan materialet e një Call Center-i me 500 vende pune që pritej të hapej. Për të hyrë në ato ambiente është një mision thuajse i pamundur, por bashkëpunëtorët tanë na sigurojnë se mashtruesit janë kthyer në aktivitet me të njëjtin intensitet, duke kërkuar të rikuperojnë sa më shpejt humbjet e ditëve të humbura.

A do ta verifikojë policia këtë ambient dhe aktivitetin që kryhet aty, të cilin ne po e denoncojmë?

Jemi thuajse të sigurt që nuk do të ndodhë.

Ashtu siç nuk ka ndodhur edhe me rastin e denoncimit të kësaj vile në rrugën e Kavajës, në të cilën punonin rreth 70 operatorë.

Apo në rastin e një Call Center-i të ruajtur me bodyguard në Ring Center.

Policia ka qenë tërësisht indiferente edhe kur kolegu italian Luigi Pelazza i kontaktoi dhe i kërkoi bashkëpunim, madje duke i dorëzuar edhe hartën me adresat e sakta të Call Center-ave.

Kjo shmangie e përgjegjësisë ndodhi edhe në rastet kur mashtruesit ishin brenda ambienteve dhe prezenca e agjentëve të policisë mund të sillte një rezultat të mirë në kapjen e tyre.

Por nuk qe e thënë.

Akuza tepër të forta ndaj atyre që paguhen për të na ruajtur dhe për të luftuar shkelësit e ligjit, por disa fakte na bëjnë të dyshojmë se këto fjalë kanë shumë të vërteta brenda, për më tepër kur shohim se sa me lehtësi kemi arritur t’i zbulojmë Call Center-at, edhe pse zhvendosen në mënyrë të vazhdueshme, ndërkohë që policia mbyll sytë.

Prandaj, dy javë më parë, i bëmë këtë thirrje Policisë së Shtetit: A do t’i kapni këta keqbërës apo do të vazhdoni të konsideroheni bashkëpunëtorë të tyre?

Por siç mund ta imagjinoni, nuk morëm asnjë përgjigje.

Prandaj do të vazhdojmë të këmbëngulim në kërkesën tonë që institucionet tona të ndërhyjnë sa më parë ndaj mashtrimit më të madh që ka ndodhur në Shqipëri që nga koha e firmave piramidale, duke përfshirë edhe ata që janë votuar për të na përfaqësuar.

Piranja Luela Gaxhja shkoi në Parlament për të pyetur parlamentarët rreth mosreagimit të tyre ndaj kësaj situate serioze dhe masave që duhen marrë menjëherë.

Ndërkohë, personi përgjegjës, ministri i ri i Brendshëm, a do të bëjë një përpjekje për t’i dhënë fund kësaj situate dhe këtyre grupeve kriminale?/ PiranjatNews

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.