Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
INVESTIGIME

Deputetët e rinj të PS propozojnë projektligje të dyshimta, pyeten nga “Piranjat” dhe harrojnë çfarë i është shkruajtur

P
Piranjat22 February 2026, 20:16 · 6 min lexim
Deputetët e rinj të PS propozojnë projektligje të dyshimta,

Pak ditë më parë, deputeti Erion Malaj, i zgjedhur nga lista e mbyllur e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit për qarkun Tiranë, propozoi një projektligj për disa ndryshime e shtesa në ligjin aktual “Për qeverisjen elektronike”. Dhe një nga objektivat që synohet të arrihet me miratimin e këtij ligji është forcimi i rolit të AKSHI-t si autoritet publik.

Në pamje të parë, një nismë ligjore për qeverisjen elektronike mund të duket si një hap teknik dhe i domosdoshëm në një shtet që synon digjitalizimin e shërbimeve publike, por kur një projektligj i tillë propozohet në një moment kur AKSHI është nën kritika të forta publike për çështje transparence dhe dyshime për korrupsion, ai merr automatikisht një dimension më të gjerë politik dhe institucional.

Ndaj lind pyetja: A është kjo një iniciativë që synon reformim real të sektorit të qeverisjes elektronike, apo një projekt i konceptuar në nivele të tjera institucionale dhe i sjellë në Kuvend përmes një ligjvënësi të ri?

Sepse edhe kolegia e z.Malaj, znj.Zamira Sinaj, gjithashtu ka dalë vullnetare për t’i ardhur në ndihmë sektorit të turizmit.

Prandaj ajo ka menduar për një shtesë në ligjin aktual për portet turistike në Shqipëri. Thelbi është i thjeshtë, investitorët strategjikë mund të ndërtojnë edhe porte turistike vetëm me një vendim të Këshillit të Ministrave, pa asnjë konkurencë dhe garë të hapur. Efektet e pritshme nga miratimi i projektligjit lidhen me përshpejtimin e realizimit të projekteve strategjike turistike, rritjen e investimeve në sektor, krijimin e vendeve të reja të punës, zhvillimin e qëndrueshëm rajonal dhe përmirësimin e konkurrueshmërisë së turizmit shqiptar.

Mirëpo të jetë kjo vallë arsyeja e vërtetë e nismës?

“Aty kemi një mbivendosje të dy ligjeve, të ligjit 9710 për sa i përket ndërtimit të porteve turistike dhe të ligjit nr 55 për sa i përket investimeve strategjike. Dhe këto 2 ligje bien ndesh me njeri-tjetrin”, tha për gazetarin Freard Rista znj.Sinaj, për të argumentuar në një farë mënyre arsyen e propozimit të ligjit.

Teksa u pyet nëse vetë shteti është fajtor sa i takon vonesave, burokracive apo mbivendosjeve, ajo u përgjigj pozitivisht, duke lënë të kuptohet se gjithçka është shumë më mirë në dorën e privatit.

Kur u pyet lidhur me kthimin e këtyre pronave publike në marina private, deputetja socialiste tha: “Në momentin që koncesionari e përdor portin dhe kur i mbaron kontrata koncesionare ky port kalon në pronësi publike”.

E vërtetë, që përmes koncensionit, privati e ndërton me paratë e tij dhe pas disa vitesh investimi, porti i kthehet shtetit. Por me këtë ndryshim ligjor që znj.Sinaj propozon, porti turistik do i mbetet si pronë, përjetësisht privatit. Ndaj nuk është fort e vështirë të kuptohet se përse po bëhet dhe kush përfiton. Megjithatë jemi skeptikë për autorin real të këtij projektligji, ndaj vendosëm ta pyesim vetë deputeten për diçka që nuk është fare në dokumente, për të parë nëse do i dalë për Zot punës së saj.

Freard Rista: Ju keni parashtruar që për sa i përket porteve turistike sipërfaqja e mjaftueshme që mund të shfrytëzohet një investitor strategjik është 15.000m2, mjaftojnë apo…?

“Unë mendoj se janë të mjaftueshme”, u përgjigj znj.Sinaj, por që në fakt, në projektligj nuk ekziston fare shifra 15.000m2, diçka që fare thjeshtë do të ishte e dallueshme për dikë që e ka konceptuar vetë projektligjin. Ndërkohë sa i takon kolegut Erion Malaj dhe propozimit të tij…

Freard Rista: Keni garantuar që në projektligj do jetë edhe trajnimi deri në 10.000 punonjës të administratës për sa i përket fushës së Teknologjisë së Informacionit. Do arrihet kjo?

“Unë uroj që po, dua patjetër që të arrihet”, tha ai.

Në fakt, të gjithë do të donim shumë që të arrihej kjo gjë, gjithmonë nëse do ishte e parashikuar në projektligj. Por ja që nuk është. Ashtu siç nuk është as hapësira e përcaktuar 15.000m2 për portet turistike që zonja Sinaj tha se është e mjaftueshme.

Në një Kuvend ku shpesh kritikohet mungesa e debatit konstruktiv dhe e nismave ligjore nga një pjesë e mirë e të zgjedhurve, dalja me dy projektligje nga deputetët e rinj, Erion Malaj dhe Zamira Sinaj, ngjalli interes, por njëkohësisht debate dhe shumë pikëpyetje. Sepse në një realitet parlamentar ku jo pak deputetë mbeten thuajse të padukshëm, “memecë” në seancë dhe pa nisma konkrete, fakti që dy emra të rinj paraqesin projektligje mund të shihet si shenjë iniciative.

Megjithatë, lind natyrshëm pyetja: a bëhet fjalë për nisma të mirëfillta personale që tregojnë angazhim politik dhe kapacitet ligjvënës, apo për projektligje të hartuara në prapaskenë dhe të paraqitura formalisht prej tyre?/piranjat.news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.