Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
INVESTIGIME

Dokumenti/ Si mori Ron Yeffet tenderin ndërkohë që ishte i përjashtuar nga prokurimet publike - shkeljet e kryebashkiakut dhe “kamioni me çmim special”

P
Piranjat 3 February 2026, 14:18 · 4 min lexim
Dokumenti/ Si mori Ron Yeffet tenderin ndërkohë që ishte i

Nga Piranjat News

Një kontratë me vlerë 64 milion lekë, një garë formale dhe një fitues që edhe pse i përjashtuar nga prokurimet publike vazhdonte garonte dhe fitonte parat e taksapaguesve shqiptarë.

Kështu nis historia e një tenderi të zhvilluar nga Bashkia Tropojë, ku pavarësisht sinjaleve të forta të paligjshmërisë dhe mungesës së konkurrencës, flamurit të kuq, mungesës së transparencës, përfitues rezultoi kompania TIMAC shpk, një operator që, sipas dokumenteve zyrtare, duhej të ishte skualifikuar automatikisht nga gara.

Bashkia Tropojë ka hapur garën për blerjen e një kamioni. Në dokumentacionin e procedurës nuk figuron asnjë studim tregu për të justifikuar koston e mjetit. Por nuk është kryer mbledhje ofertash nga operatorë të tjerë ekonomikë dhe nuk ka asnjë referencë mbi çmime orientuese të tregut.

Edhe grupi që ka hartuar preventivin nuk e ka mbështetur vlerën e kontratës mbi ndonjë precedent, nuk ka cituar burime zyrtare dhe nuk rezulton asnjë faqe apo platformë referuese ku të verifikohen çmimet e automjeteve. Në këto kushte, mungon qartësinë dhe transparencën, duke e kthyer garën në një formalitet administrativ.

Pavarësisht mjegullës në dokumentacion, përfitues i tenderit shpallet .

Ky tender u sinjalizuar automatikisht procedurën me “flamur të kuq” për mungesë konkurrence apo mungesë reale gare.

Dokumenti/ Si mori Ron Yeffet tenderin ndërkohë që ishte i

TIMAC shpk, e cila ka fituar që në momentin që depozitoi dokumentata ka qëlluar në shenjë  me fondin limit me një diferenca vetëm 0.63%, një ulje simbolike që as nuk i afrohet pragut minimal të konkurrencës reale. Kompania nuk ka denjuar as ta çojë ofertën në 1% diferencë,

Fondi limit  6,400,000.00 lekë

Oferta fituese 6,360,000.00 lekë

Por problematika më e rëndë nuk ndalet këtu. Nga verifikimi i Buletinit Zyrtar të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) rezulton se drejtuesi ligjor i kompanisë TIMAC shpk është i përjashtuar nga procedurat e tenderimit, pikërisht si drejtues ligjor i këtij operatori ekonomik.

Dokumenti/ Si mori Ron Yeffet tenderin ndërkohë që ishte i

Në këto kushte, kompania duhej të ishte skualifikuar automatikisht, dhe kontrata nuk duhej të lidhej.

Pasi Timak ishte i pezulluar nga 12 janar 2021 deri në datën 12 korrik 2022. Ndërkoh data e tenderit rezlton 15 korrik i vitit 2021 pra brenda afatit të pezullimit.

Megjithatë, kontrata është firmosur dhe kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, ka dhënë porosi dhe autorizim, ndërsa firma është hedhur nga Abedin Kerrnaja, person i autorizuar që ka vepruar në vend të kryetarit, të cilit më pas i janë deleguar sërish kompetencat.

TIMAK SPECIAL VEHICLES (ish TIMAC shpk) ka si administratore Arjeta Puca, e cila zotëron 51% të aksioneve, ndërsa Ron Yeffet zotëron 49% të aksioneve të kompanisë.

Një tender, një ofertues i vetëm, një diferencë qesharake dhe një operator i përjashtuar nga ligji – elementë që, së bashku, krijojnë një skemë që meriton hetim të thelluar institucional.

Ron Yeffet nuk është një emër i panjohur për publikun në Shqipëri. Ai tentoi të hynte si themelues i kompanisë Air Albania, por pasi bleu 23 për qind të aksioneve të kompanisë mëmë MDN u largua menjëherë pas një muaji. Flitet pas përplasjeve që pati me Sinan Idrizin. Megjithatë kjo ishte vetëm një nga aventurat e Yeffet në Shqipëri. Të tjerat kanë qenë edhe më të bujshme.

Në janar të këtij viti, ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi publikisht se Rama i kishte kërkuar t'i shiste borxhin publik të Shqipërisë zotit Yeffet.

"Kam një episod më kreun e organizatës dhe një mikun e vet izraelit te kopshti i luleve. Se përveç kopshtit të Edenit, ka edhe dhomën e luleve ku ha. Më ka kërkuar në tryezë me mikun e vet, unë isha përpara daljes në Eurobond, në 2018, që t’ia kaloja borxhin privatish (private selement) mikut të vet. Ka këmbëngulur dy herë. I kam thënë nuk bëhet. Nuk është në interes të Shqipërisë," deklaroi Ahmetaj në një intervistë për Syri Televizion.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.