Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm
INVESTIGIME

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

P
Piranjat18 September 2026, 22:42 · 5 min lexim
“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e

Jemi në Tiranë, në rrugën e Durrësit, aty ku një apartament është kthyer në “mollë sherri” dhe ka ndezur debate të ashpra mes pronarëve dhe personave që e kanë marrë me qira, të cilët, në shkelje të kontratës, sot nuk pranojnë të dalin nga shtëpia, duke krijuar një skemë të mirëfilltë mashtrimi, qiraje dhe më pas nënqiraje. Gjithçka nisi kur një person, i quajtur Gentian Zavalani, kërkoi të marrë me qira banesën e çiftit, Lavdije dhe Gëzim Ago.

Por Zavalani ishte veçse një person i përdorur nga Asiola dhe Albert Sula, me qëllim që të merrnin apartamentin, pasi çifti kishte refuzuar prej kohësh t’ia jepnin atij, për shkak të mungesës së besimit. Të gjendur përballë kësaj situate, çifti Sula gjetën zgjidhjen “perfekte”, duke përdorur Zavalanin.

Kur çifti Ago kuptoi se çfarë po ndodhte, ishte tepër vonë, pasi tashmë Asiola dhe Albert Sula kishin ngritur një strukturë biznesi në pronën e tyre, duke përdorur kontratën e nënqirasë të firmosur me Gentian Zavalanin. Këtu do të nisnin edhe përplasjet, ndërsa në një video, Alberti shihet duke kërcënuar dhe sharë me fjalor banal edhe punonjësit e shtetit.

Nga ajo që kuptojmë, në këtë histori me zaptim prone, është se Alberti ndihet pronar në një shtëpi që e ka marrë me një kontratë nënqiraje, e cila është përpiluar dhe firmosur me hije dyshimi për vërtetësinë e saj dhe që, për më tepër, i ka humbur efekti.

Sepse, referuar kontratës së qirasë të firmosur më datë 1 gusht 2024, mes Gëzim dhe Lavdie Agos me zotin Gentian Zavalani, në pikën 2 thuhet qartësisht se kjo marrëveshje e humb legjitimitetin e saj më 1 gusht 2025. Dhe vetëm nëse palët bien dakord, 30 ditë përpara afatit të përfundimit të saj, pra në korrik 2025, atëherë kontrata mund të rinovohet edhe për dy vite të tjera.

Ndërkohë, një pikë tjetër e rëndësishme është ajo që përcakton se, nëse nuk bëhet pagesa e qirasë në kohën që është rënë dakord mes palëve, atëherë kontrata do të prishet automatikisht…

Pra, një kontratë e skaduar dhe e shkelur me të dy këmbët nga qiramarrësi, që në fakt është nën/qiramarrës, sepse qiramarrësi i vërtetë, Gentian Zavalani, ka dalë tërësisht jashtë loje. Por këtu nis një tjetër problem për pronarët e ambientit, sepse Alberti ka pretendime pasi i kërkon çiftit Ago 120 mijë euro me pretendimin e investimit në pronë.

Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, fillimisht takuam Gentian Zavalanin, i cili duket se ka edhe rolin kyç në këtë histori. Por, në mungesë të argumenteve, ai tenton t’i shmanget përgjegjësisë, derisa në fund zbërthen skemën e mashtrimit, kërkon ndjesë dhe zotohet se nuk do të bëjë më gabime.

Ndërsa Albert Sula, i cili vijon të qëndrojë në banesë, ka pretendime të tjera.

Ai këmbëngul që kontrata e nënqirasë është në konformitet me ligjin dhe se nuk e ka përdorur Zavalanin si karrem për ta marrë fillimisht banesën me qira të çiftit Ago, edhe pse vetë Gentiani e pranon në përballjen me ne se ndihet i përdorur dhe se që në fillim e ka marrë shtëpinë me qira te Lavdia dhe Gëzimi, me qëllim që ajo pronë më pas të përdorej nga Alberti dhe Asiola.

Tashmë çështja është në duart e drejtësisë, e cila ka për detyrë t’i japë zgjidhje përfundimtare këtij konflikti./piranjat news 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.