Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
INVESTIGIME

Eterniti rrezikon jetën e të moshuarve, Bashkia e Lushnjës nuk merr asnjë masë

P
Piranjat13 February 2026, 22:22 · 3 min lexim
Eterniti rrezikon jetën e të moshuarve, Bashkia e Lushnjës nuk

Një magazinë e rrënuar e ish-pesticideve në fshatin Hysgjokaj të Lushnjës po kthehet në rrezik serioz për shëndetin e një çifti të moshuarish që jetojnë ngjitur me të.

Çatia e objektit, e përbërë nga eterniti (cimento me përmbajtje asbesti), është amortizuar dhe shpërndan pluhur të dëmshëm, ndërsa në ambientet e brendshme pretendohet se kanë mbetur edhe mbetje kimike prej dekadash. Nazmie dhe Namik Sharka jetojnë prej rreth 20 vitesh pranë magazinës. Ata thonë se prej vitesh përballen me probleme shëndetësore.

Sipas një dokumenti nga qendra shëndetësore e zonës, infeksionet në lëkurë të zonjës Nazmie lidhen me kontaktin me ambientin pranë ish-magazinës.

Ndërkohë, Namiku ka qenë i shtruar në sanatorium për probleme me frymëmarrjen.

Situata u përkeqësua tre vite më parë, kur godina u shemb pjesërisht gjatë natës, duke ekspozuar më shumë materialet e rrezikshme. Çifti është detyruar të mbyllë edhe serat, të vetmin burim të ardhurash, nga frika e ndotjes. Pas ankesave të përsëritura, Bashkia e Lushnjës ka kryer verifikime dhe ka konfirmuar praninë e materialeve me eternit në rrënoja, duke kërkuar konsultim nga institucionet mjedisore.

Agjencia Rajonale e Mjedisit në Fier deklaron se rasti nuk është në kompetencën e saj, pasi objekti nuk është subjekt me leje mjedisore, ndërsa procedura e asgjësimit mbetet e paqartë për shkak të pronësisë së paidentifikuar të godinës, e cila figuron pronë shtetërore, por jo e bashkisë.

Në mungesë të një zgjidhjeje konkrete, Nazmia dhe Namiku kërkojnë ndërhyrje urgjente për largimin dhe asgjësimin e materialeve të rrezikshme. Deri atëherë, ata vazhdojnë të jetojnë çdo ditë mes pluhurit të asbestit dhe frikës për shëndetin.

Ndërkohë, eksperti i mjedisit, Lavdosh Ferrunaj, i bën thirrje Bashkisë së Lushnjës të marrë masa urgjente, sepse ky është një rast alarmant, duke qenë se sipas tij ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj eternitit mund të shkaktojë edhe sëmundje të pashërueshme./ Piranjat.news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.