Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
INVESTIGIME

Gjykata rikthen në skemën e rimbursimit “CFO Pharma”, pavarësisht hetimeve për mashtrim me fondet publike

P
Piranjat 8 January 2026, 18:36 · 4 min lexim
Gjykata rikthen në skemën e rimbursimit “CFO Pharma”,

Një vendim i habitshëm i Gjykatës Administrative të Tiranës ka rikthyer në tregun e rimbursimeve kompaninë CFO Pharma, e cila është nën hetim për përfshirje në një skemë të madhe mashtrimi me fondet e barnave të rimbursueshme.

Gjykatësi Hazbi Balliu ka pezulluar vendimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FSDKSH), i cili i hiqte kompanisë të drejtën për të tregtuar dhe përfituar nga skema e rimbursimit të barnave, kanë deklaruar burime për Piranjat News. Vendimi i Fondit ishte marrë pas hetimeve të Prokurorisë, e cila akuzon CFO Pharma për abuzim me skemat e rimbursimit dhe pas shpalljes në kërkim të administratorit të saj.

Justifikimi që ka bindur gjykatën është një dokument i pazakontë: një letër nga drejtori i Burgut të Fierit, Ervin Bushi, i cili shpreh shqetësimin se ndërprerja e marrëdhënies me CFO Pharma mund të ndikojë në furnizimin me një medikament të nevojshëm për të dënuarit. Theksohet se ende nuk është zbardhur vendimi.

Kështu, pavarësisht akuzave të rënda, kompania lejohet të vazhdojë aktivitetin, duke ngritur pikëpyetje mbi prioritetet e sistemit të drejtësisë dhe mbi mbrojtjen e interesit publik.

Kompania CFO Pharma, në pronësi të Nadir Çaushollit, i akuzuar për skema mashtruese me FSDKSH, do të rihapet.

Dosja

Hetimet për këtë çështje nisën pas kallëzimit të depozituar në Prokurorinë e Tiranës nga administratori i kompanisë “Medicamenta”, importues ekskluziv i disa barnave, i licencuar dhe i kontraktuar nga FSDKSH. Sipas kallëzimit, kompania CFO Pharma, në bashkëpunim me “Pharma Plus” dhe “Medix Albania”, si dhe me zyrtarë të Fondit, ka kryer veprimtari të kundërligjshme të shit-blerjeve fiktive të dy medikamenteve dhe falsifikimit të inventarëve, me qëllim përfitimin e padrejtë të fondeve të rimbursimit.

“Nga të dhënat e publikuara u konstatua një skemë e organizuar me qëllim përfitimi korruptiv të fondeve të rimbursimit në vlera shumë të mëdha. Në qendër të kësaj skeme të organizuar qëndron distributori farmaceutik ‘CFO Pharma’, në bashkëpunim me zyrtarë të FSDKSH-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

Sipas Prokurorisë, kompanitë “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” janë themeluar de facto nga pronari i CFO Pharma dhe kanë deklaruar gjendje fiktive të inventarit fillestar pranë Fondit, me qëllim vënien në jetë të skemës mashtruese. Më pas, kompania “Pharma Plus” akuzohet se ka deklaruar medikamente me vlerë 10 milionë lekë dhe kompania “Medix Albania” në vlerë 60 milionë lekë, pa kryer realisht asnjë blerje.

“Fakti i miratimit të këtyre inventarëve fiktivë, si dhe lidhja e kontratave të këtyre subjekteve nga zyrtarë të FSDKSH-së, tregon qartë përfshirjen e zyrtarëve të Fondit si pjesë e kësaj skeme. Shitjet fiktive të ‘Pharma Plus’ dhe ‘Medix Albania’ janë bërë drejt ‘CFO Pharma’, e cila ka lëshuar fatura fiktive drejt disa farmacive”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./piranjat.news

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.