Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
INVESTIGIME

I dha 220 mijë euro për biznesin e kromit/ Si e mashtroi për 7 vite familjari i tij

P
Piranjat 7 March 2026, 13:07 · 3 min lexim
I dha 220 mijë euro për biznesin e kromit/ Si e mashtroi për 7

Niku, 38-vjeç nga Tirana, është mashtruar me 220 mijë euro nga burri i hallës së tij, pas një marrëveshjeje për investim në tregtinë e kromit. Pas 7 vitesh pritje dhe premtimesh, ai thotë se nuk ka marrë as paratë e tij, as fitimin e premtuar.

Historia nis në vitin 2019, kur u kontaktua nga biznesmeni Rrahim Dedja, i cili merrej me nxjerrjen dhe tregtimin e kromit në Bulqizë.

Rrahimi i kishte propozuar një bashkëpunim, ku Niku duhet ta ndihmonte me para për ta nxjerrë kromin në një moment kur çmimi ishte i ulët në treg dhe ta shisnin më vonë kur çmimi të rritej, duke ndarë fitimin. 38-vjeçari tregon se për këtë projekt arriti të bindte edhe kushëririn e tij, një biznesmen që jeton dhe punon në Itali.

Të dy bashkuan paratë dhe, sipas tij, ia dhanë biznesmenit 220 mijë euro, në disa këste.

“Na thoshte që për tre muaj do ta shisnim kromin. Nuk bëmë kontratë, sepse ishim familjarë dhe i besova,” – tregon ai, duke shtuar se kishte parë edhe vendin ku depozitohej kromi dhe merrte vazhdimisht video që tregonin sasinë e mineralit.

Por në vitin 2020, me shpërthimin e pandemisë COVID-19 dhe rënien e industrisë, shitja e kromit u shty. Fillimisht, 38-vjeçari thotë se e mirëkuptoi situatën dhe nuk insistoi për paratë.

Me kalimin e viteve, sipas tij, premtimet vazhduan, por paratë nuk u kthyen. Ai thotë se biznesmeni nxirrte vazhdimisht justifikime të reja, ndërsa në disa raste premtonte se do ta shlyente borxhin.

“Na thoshte se do të shiste minierën, se do të merrte kredi, madje në një moment tha se do të na i jepte paratë edhe me bitcoin.”

Në shtator të vitit të kaluar, pasi pritja kishte zgjatur disa vite, Niku vendosi ta denoncojë rastin në policinë e krimit ekonomik, duke e akuzuar për mashtrim.

Sipas tij, në polici biznesmeni ka pranuar se ka marrë para, por jo shumën e plotë. 38-vjeçari pretendon se detyrimi është 220 mijë euro, ndërsa pala tjetër ka pranuar vetëm 120 mijë euro.

Ndërkohë, sipas denoncuesit, jashtë institucioneve biznesmeni vazhdon t’i premtojë se do t’i kthejë të gjitha paratë.

“Ne nuk duam fitim. Na jepni vetëm paratë tona dhe e mbyllim këtë histori,” – shprehet ai.

Ndërkohë, emri i biznesmenit është përmendur edhe më parë në media, pasi disa vite më parë ai u përfshi në një dosje hetimore për vrasjen e biznesmenit Iliaz Çali, një ngjarje për të cilën u raportua se kishte lidhje me marrëdhënie biznesi.

Aktualisht, 38-vjeçari kërkon vetëm kthimin e parave./ piranjat.news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.