Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
INVESTIGIME

Inerte popullore nga Ylli Merja! Si mjeku i njohur po mbush lumin Erzen me dhera të dala nga ndërtimi i kompanisë së tij. PAMJET SKANDALOZE se si shkelet ligji dhe shteti hesht

P
Piranjat13 February 2026, 21:23 · 4 min lexim
Inerte popullore nga Ylli Merja! Si mjeku i njohur po mbush lumin Erzen me dhera

Pak kohë më parë, për disa javë me radhë, kemi sjellë në vëmendjen e publikut masakrën mjedisore që po ndodh në periferitë e Tiranës. Dhera dhe inerte të nxjerra nga gropat e kullave të reja që ndërtohen në kryeqytet kanë destinacion final shtretërit e lumenjve dhe zonat e gjelbëruara të kurorës së kryeqytetit, duke shkaktuar dëme të pariparueshme në mjedis dhe në tokat bujqësore, të cilat kanë humbur rolin e tyre duke u shndërruar në landfille ilegale.

Lumi i Tiranës, lumi Erzen apo liqeni i Kasharit janë tkurrur për shkak të zënies së tyre me mbetjet që dalin nga ndërtimet e reja, të cilat gjithashtu kanë shkatërruar florën dhe faunën.

Ndërkohë, institucionet shtetërore, në rastin më të mirë, vazhdojnë të mbyllin sytë përpara kësaj paligjshmërie, ose në rastin më të keq janë palë me shkelësit e ligjit. Për këtë situatë, muaj më parë tentuam disa herë të merrnim një përgjigje nga Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

E ndërsa mendonim se kjo paligjshmëri do të merrte fund një ditë u gabuam, pasi babëzisë nuk do t’i shpëtonte as zona e Bërzhitës, aty ku mes gjelbërimit shtrihet lumi Erzen, i cili tashmë, ashtu si edhe në pjesë të tjera të gjatësisë së tij, është zënë nga dherat dhe inertet.

Grumbuj të tërë inertesh janë kthyer në një mal paligjshmërie, ku kamionët që vijnë dhe ikin shkarkojnë mbetjet, duke shkatërruar shtratin e lumit, i cili është ngushtuar. Por kush qëndron pas shkatërrimit që po i bëhet lumit Erzen dhe mbushjes së tij me dhera dhe inerte?!

Vetë mjeku i njohur popullor, Ylli Merja, i cili po ndërton në zonën e Bërzhitës kompaninë e tij të përpunimit të bimëve medicinale. Dhe, me sa duket, për të mos shpenzuar shumë me transportin, ka gjetur rrugën më të shkurtër, hedhjen e inerteve në lumë.

Ndërsa kompania kontraktore, e cila do të merrej me largimin e inerteve të dala nga ndërtimi, është në pronësi të kunatit të tij.

Përballë nesh, mjeku i njohur popullor, i cili në këtë rast po dëmton mjedisin, shfaq probleme me memorien, dhe sa më shumë mundohet të japë përgjigje pyetjeve, aq më lëmsh bëhet, duke thënë njëherë që inertet e dala nga kompania e tij shkojnë në landfill, e pastaj mbase janë hedhur në lumin Erzen. Ky i fundit, në atë segment, ka devijuar rrjedhën, ndërsa alarmi që ngrihet pas shirave për shkak të kontaminimit të ujit është i lartë, dhe këtë zoti Merja duhet ta dijë mirë, për shkak edhe të profesionit të tij.

Tashmë është detyrë e institucioneve shtetërore të marrin masa për atë që po ndodh në Bërzhitë, ku pasojat e “zhvillimit” i vuan lumi Erzen, i cili pak nga pak është kthyer në një landfill dherash dhe inertesh./ Piranjat.news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.